Si t’i mbani ketrat jashtë kopshtit

Life style

Si t’i mbani ketrat jashtë kopshtit

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Ketrat e bezdisshëm gllabërojnë perime dhe farë zogjsh, përhapin rrëmujë nëpër shtretër lulesh dhe mund të jenë të bezdisshme për kafshët shtëpiake.

Mbajtja e dëmtuesve në kopshtin tuaj mund të jetë e vështirë dhe kërkon kohë, por ka disa metoda që mund të kombinoni për t’u siguruar që kopshti juaj të mbetet pa ketra me kalimin e kohës.

Mos i ushqeni

Çdo ushqim që gjendet në kopshtin tuaj – pavarësisht nëse është menduar për ta ose jo – është menjëherë tërheqës për ketrat.

Nëse jeni duke varur ushqyes të shpendëve apo duke shpërndarë fara bimësh, ju po krijoni mundësi për vakte të lehta, dhe për një arsye për t’u kthyer.

Hiqni atë që i tërheq

Pamja dhe aroma e frutave, arrave dhe farërave do të joshin ketrat në kopshtin tuaj. Shikoni në oborrin tuaj rregullisht për të hequr këto sende nën ushqyesit e shpendëve dhe pemët. Vlen gjithashtu të investohet në kosha të jashtëm me kapak të ngushtë për t’i mbajtur ato jashtë.

Frikësojini

Një qen ose mace mund të mbajë ketrat larg pronës tuaj, veçanërisht nëse keni një qen me prirje për të ndjekur kafshë të vogla. Nëse nuk keni një mace apo qen, mund të vendosni bufë plastikë rreth pronës tuaj në sipërfaqe të ngritura si shtylla gardhi ose çati për të frikësuar ketrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat