Harrojini burrat 'Alfa': Gratë po zgjedhin burrat 'Beta' dhe jo pa arsye

Life style

Harrojini burrat 'Alfa': Gratë po zgjedhin burrat 'Beta' dhe jo pa arsye

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Nëse jeni duke kërkuar akoma për burrin alfa të jetës suaj, reflektoni edhe njëherë! Besojeni ose jo, meshkujt alfa po "dalin" gjithnjë e më shumë jashtë mode, për t'jua lënë vendin atyre beta! Ditët e sotme, janë burrat "Beta" që po fitojnë më lehtë zemrat e tyre krahasuar me joshjen apo fuqinë që e një burri "Alfa".

Pse po ndodh kjo?

1. Dinë të jenë zotërinj të vërtet! 

Meshkujt beta nuk duan të të intimidojnë, siç mund të ndodhë me alfat që duan të dominojnë. Janë shumë të arsyeshëm dhe duan ta shmangin sa më shumë konfliktin. Prandaj gjasat që ti të dëgjohesh gjithnjë dhe të mos përfundosh në sherre të mëdha me partnerin, janë të larta nëse ke në krah një burrë beta. Ky lloj partneri të jep më pak stres krahasuar me mashkullin alfa.

2. Burrat Beta s'kanë asgjë me ndarjen e punëve të shtëpisë

Nëse me një alfa nuk ka asnjë shans të ndash punët e këtij lloji, burri beta nuk vuan nga të tilla komplekse. Do t'i laj enët apo hekurësë rrobat me qejf! Rrjedhimisht, ti do të kesh kohë për t'u marrë me gjëra të tjera.

3. Nuk është posesiv dhe xheloz

Ndryshe nga burrat alfa, betat nuk përpiqen për të treguar që janë ata dominantët në një marrëdhënie. Barazia aplikohet lehtësisht në një marrëdhenie me një partner të tillë. Edhe pse romancat me një burrë alfa janë aventurë dhe pasion i gjallë, në fund të ditës, mbeten egoistë.

4. Janë mbështetës dhe të ndershëm

Janë ata djemtë e mirë që nesër kthehen në baballarë dhe bashkëshortë idealë. Janë mbështetës dhe dinë si t'i zgjidhin debatet në mënyrën më të llogjikshme të mundshme.

5. Të dalat me të janë qejf

Burrat dominant preferojnë të sigurohen që janë ata qendra e vëmendjes dhe jo në pak raste mund të tregohen të pasjellshëm me njerëzit. Situata të tilla nuk do të ndodhin nëse dilni me një burrë beta. Ata janë thjesht vetja, përpiqen që të kënaqeni ju dhe as që e mendojnë të hiqen si diçka që s'janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat