Rikthehet te flokët me ngjyrë të kuqe Sophie Turner

Life style

Rikthehet te flokët me ngjyrë të kuqe Sophie Turner

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:07
Sophie Turner

Sophie Turner kanalizoi karakterin e saj nga seriali “Game of Thrones” gjatë fundjavës, duke lyer flokët e saj biond përsëri me të kuqe.

Ajo tregoi pamjen e re të dielën në një lojë Atlanta Braves vs. Los Angeles Dodgers në Atlanta, ku burri i saj, Joe Jonas, është duke filmuar filmin “Devotion”.

Turner, gjithashtu postoi një fotografi ku pozoi para pasqyrën, por ky nuk është ndryshimi i parë i madh i flokëve në muajt e fundit; ajo debutoi balluket e gjata pak kohë më parë.

Image

Ndryshimi dramatik i ngjyrës vjen vite pas përfundimit të shfaqjes së saj të njohur HBO; Turner në të vërtetë kishte vendosur një paruke ndërsa filmonte sezonet e fundit për të mbrojtur fijet e saj të dëmtuara seriozisht.

“Disa vjet më parë, unë isha duke u përpjekur të kthehesha nga e kuqja në bionde, dhe kjo shkatërroi flokët deri në atë pikë sa u desh të përdor një paruke për ‘Game of Thrones’”, tha ajo në 2018. “Ata nuk më linin t’i lyeja përsëri të kuq ose flokët e mi do të binin”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat