Dua të urinoj apo jam e eksituar? Epo, mund të jenë të dyja

Life style

Dua të urinoj apo jam e eksituar? Epo, mund të jenë të dyja

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

E vërteta është që ne dimë shumë për trupat tanë, por ndonjëherë habitemi nga çfarë mund të mendojmë. Megjithatë (përgjithësisht) nuk ka pyetje idiote ndaj nuk është çudi që të keni menduar nëse ndiheni të eksituara apo thjesht duhet të urinoni.

Në fakt, mund të jenë të dyja. Si ta kuptoni këtë? “Kur fshikëza e urinës është plotë, ajo mund të ‘zgjojë’ disa pjesë të ndjeshme të organeve gjenitale, si klitori ose pjesët e tij,” tha për Shape Magazine ekspertja mjekësore Celeste Holbrook.

Mos ngurroni ta përdorni këtë informacion nëse doni të rrisni kënaqësinë, por kini parasysh që: Nëse nevoja për të urinuar bëhet shpërqëndruese, shkoni në tualet para se të vazhdoni më tej.

Përpos kësaj, mjekët këshillojnë që të mos e mbani për shumë gjatë urinën, pasi mund të keni efekte anësore si:
- dhimbje
- infeksion në traktin urinar
- dëmtim i fshikëzës
- probleme me veshkat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat