Nëse jeni me cikël në plazh, ky është kostumi i duhur i banjës

Life style

Nëse jeni me cikël në plazh, ky është kostumi i duhur i banjës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Sa herë kemi refuzuar një ftesë në pishinë sepse kemi qenë në ditët e ciklit menstrual? Ose kemi programuar pushimet në det duke u përpjekur të shmangim ato data të muajit? Jemi mësuar me idenë që menstruacionet duhet të jenë ‘sekret’ dhe të shkojmë të ndërrohemi sa më shpejt. Tamponët dhe kupetat e silikonit janë më diskrete se pecetat higjenike tradicionale, por në shumë plazhe nuk ka një banjë ku mund të ndërrohesh. Kështu që cili do të ishte kostumi i duhur i banjës për këto raste.

Në treg ekzistojnë tashmë kostume banje absorbentë për ciklin, një variant veror i ‘period panties’, i cili mund të vishet pa qenë nevoja të vendosni lines.

Çfarë është kostumi i banjës i ciklit dhe ku blihet

Në treg ekzistojnë veshje intime për ciklin të cilat, si bikini ashtu edhe të plota, të gjitha me një gusetë qëndrore të aftë për të absorbuar humbjet e gjakut. Rrobat e banjës për cikël menstrual janë një variacion i tyre, në pëlhura që thahen shpejt. Në treg gjenden si variante bikini, ashtu edhe trupore, të gjitha me një gusetë të përforcuar që ju lejon të laheni pa vendosur tamponë ose lines.

Brandi i parë që i hodhi në treg, ishte Ruby Love, themeluar në 2015. Sot, këto veshje banje prodhohen edhe nga marka të tjera që merren me biankeri për cikël.

Ato kushtojnë më shumë se bikini-t normale, por në plan afatgjatë lejojnë kursimin e absorbentëve të shtrenjtë dhe të dëmshëm për mjedisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat