Shenjat që tregojnë se ai të ka qejf, por nuk do një lidhje me ty!

Life style

Shenjat që tregojnë se ai të ka qejf, por nuk do një lidhje me ty!

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

#1 - Dërgon sinjale konfuzuese

E keni parasysh kur nuk jeni as mirë, as keq dhe as nxehtë, as ftohtë? Sjelljet konfuze dhe jo të qëndrueshme mund të na lënë në mëdyshje, por për to ka vetëm një përgjigje: Një sinjal jo i qartë është një 'jo'. Ai nuk dëshiron të jetë me ty. 

Dhe nëse ky është rasti, atëherë pse të humbni duke marrë e dërguar sinjale të paqarta? Kur një djalë ju pëlqen seriozisht ai do jetë aty për ju dhe nuk do t'ju lërë hapësirë që të pyesni veten nëse ai "ju do pranë apo jo".

#2 - Ka vetëm fjalë

Duhet të shihni veprimet e tij më shumë sesa fjalët. Është shumë e lehtë të thuash gjëra, por t'i bësh kërkon pak më shumë përpjekje. Për më tepër, djemtë komunikojnë më mirë përmes veprimeve, sesa fjalëve. 

Pra, mos shihni se çfarë po ju thotë, por si po ju trajton - A të shkruan rregullisht? A të fton për të dalë? Apo është aty vetëm kur ka kohë të lirë. Ndonjëherë, edhe fjalët mund të na bëjnë të ndihemi mirë, por nëse nuk shoqërohen me diçka më shumë, mund të jenë lënduese dhe të na japin pritshmëri të rreme.

#3 - Thotë se 'nuk dëshiron një marrëdhënie tani'

Nëse ai thotë se nuk dëshiron një lidhje, besojeni. Por atëherë, pse është ende duke ju ardhur pas? Qartësoni gjërat mes njëri-tjetrit në mënyrë që të dy të jeni në të njëjtën linjë dhe ju të mos lëndoni veten, duke pritur të ndodhë diçka që për të, nuk është e thënë.

#4 - Ju nuk e keni idenë se çfarë po ndodh mes jush

Ju s'e dini se në çfarë lloj marrëdhënieje jeni. S'e dini si ndihet ai, nuk e dini nëse mund t'i besoni dhe jeni në një gjendje konfuze gjatë gjithë kohës. Mos e komplikoni më shumë: Pyesni dhe merrni gjithë përgjigjet tuaja. 

#5 - Nuk ju jep asgjë

Dhe këtu, nuk e kemi fjalën për dhurata apo gjëra materiale, por për dhënien e vetvetes. Kur duam të kemi pranë dikë, i japim atij kohë, vëmendje, emocione, energji dhe zemër. Po ai çfarë po ju jep në të vërtetë? Bëni një bilanc dhe shihni se sa po jepni dhe merrni në këtë "lidhje". 

Kuptoni se ju meritoni më të mirën, dhe nëse kjo që keni nuk ndihet ashtu, ndoshta duhet të kërkoni atë që ju përket vërtet ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat