9 gabimet më të mëdha që bëjnë vajzat sa herë që veshin streçe

Life style

9 gabimet më të mëdha që bëjnë vajzat sa herë që veshin streçe

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 19:15
Ilustrim

Shumicën e kohës, kur mendojmë për streçet, i praktikojmë ato më shpesh në palestër, ose në ndonjë lloj sporti tjetër. Por nëse ju themi që kjo veshje ka 1001 mënyra kur bëhet fjalë për të dukurin bukur? Në fund të fundit, ato mund të vishen në mënyra të ndryshme, të tilla si me taka ose xhaketa, në stilin ‘biker’, si edhe në shumë mundësi të tjera.

Këtu është një listë me 9 gabimet e zakonshme që mund të bëhen kur vishni streçet. Përveç kësaj, ka edhe disa këshilla se si të tregoni stilin tuaj.

Vishni streçe me bel të gjatë

Streçet me bel të ulët mund të bëjnë që disa pjesë të trupit të duken më shumë sesa do të donit. Kjo nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe, megjithatë, nëse doni ta shmangni, mund të zgjidhni një palë me bel të lartë. Ky dizajn jo vetëm që do të fshehë disa pjesë të trupit, por do t'ju ndihmojë të dukeni më e hollë.

Qëndroni larg printeve me ngjyra të ndezura

Streçet me printe të mëdha e ngjyra të ndezura priren të marrin të gjithë vëmendjen nga pjesa tjetër e veshjes. Jo vetëm kaq, por si rregull, mos harroni se sa më të mëdha të jenë printet, aq më shumë vëllim i shtohet trupit. Pra, nëse qëllimi juaj është të të hiqni qafe disa kile nga beli dhe të tërhiqni vëmendjen me pjesët e tjera të trupit, do të ishte më mirë të vishni streçe me ngjyra të thjeshta dhe të errëta.

Preferoni streçet e gjata

Disa vajza preferojnë të mbajnë streçe të shkurtra. Ndërsa disa modele janë të këndshme dhe të rehatshme, shumica e tyre priren të shtrembërojnë formën e këmbëve, duke i bërë ato të duken më të trasha sesa janë në të vërtetë. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të zgjidhni edhe një model më të gjatë. Jo vetëm që do t’u japë gjymtyrëve një pamje më të hollë, por do t’ju bëjë të dukeni më e gjatë. Sigurisht, kjo varet nga lloji i trupit dhe si do të donit të dukeshit.

Mos harroni të zgjidhni ngjyrën që ju shkon

Një këshillë e njohur që shpesh harrohet, por vlen për çdo lloj veshjeje është që të zgjidhni ngjyrat që përshtaten me lëkurën e trupit dhe ngjyrën e flokëve. Kjo, gjithashtu, vlen edhe në rastin e streçeve. Kur t’i vishni, zgjidhni një bluzë në një nuancë të ngjashme ose më të errët për t'ju bërë të dukeni edhe më elegante.

Mos mendoni se streçet janë ekskluzivisht për sport

Një gabim i madh që bëjnë shpesh shumë njerëz është që i veshin streçet vetëm si veshje sportive, pasi pak e dinë se ato përshtaten me çdo lloj look-u sa kohë që ju dini t’i kombinoni siç duhet. Një palë streçe mund të vishen në raste të ndryshme (siç kemi parë shumë njerëz të famshëm), nga takimet deri te tubimet joformale. Në fund të fundit, gjëja më e mirë për streçet është te rehatia që të sigurojnë. Thjesht ndërroni atletet e palestrës me taka (ose çizme), vishni një xhaketë dhe ta-da! Do të dukeni mahnitëse!

Shmangni veshjen e streçeve me fustan ose funde

Në vitet 2000, veshja e fundeve ose fustaneve me streçe ishte një çmenduri e vërtetë midis të famshmëve dhe njerëzve të thjeshtë. 20 vjet pasi kjo tendencë, më në fund, duket të jetë pjesë e së kaluarës së largët, njerëzit kanë kuptuar që ky stil mund të jetë paksa i mbingarkuar vizualisht dhe të krijojë një lloj konfuziteti. Nëse dëshironi të dukeni elegante kur vishni streçe, hidhni një xhaketë lëkure dhe disa aksesorë për të marrë tjetër pamje, por qëndroni larg nga stili i viteve 2000.

Pulovrat e gjata mund të mos jenë një zgjidhje e mirë

Bluzat shumë të gjera dhe të gjata mund t’jua fshehin trupin, duke prishur stilin. Për t'i zëvendësuar ato, ekziston një mundësi e mirë më e shkurtër. Kombinimi i streçeve me bel të lartë dhe bluzë të shkurtër duket se qëndron mjaft mirë.

Stilet monokromatike nuk janë gjithmonë zgjidhje e mirë

Stilet monokromatike mund të mos jenë gjithmonë një opsion i mirë për ata që kërkojnë një version më modern të veshjes, pasi mund të dukesh si në palestër. Nëse doni ta modernizoni veshjen dhe të dukeni më në modë, kombinoni streçe të thjeshta në ngjyra që përputhen.  

Zgjidhni streçe që i përshtaten tonit të lëkurës suaj

Streçet me ngjyra shumë të ngjashme me tonin e lëkurës nuk krijojnë kontrast të fortë, i cili nuk është i mirë. Ky është një rregull që zbatohet për të gjitha llojet e rrobave, jo vetëm për streçet. Në çdo rast, kjo është arsyeja pse streçet zakonisht përfundojnë "duke e zbehur" bukurinë e njeriut që i vesh. Është e rëndësishme të zgjidhni një ngjyrë që krijon kontrast të mjaftueshëm me ngjyrën e lëkurës dhe flokëve.

A keni bërë ndonjë nga gabimet e sipërpërmendura?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat