​Harron se ishte i martuar dhe bie serish në dashuri me gruan e tij

Life style

​Harron se ishte i martuar dhe bie serish në dashuri me gruan e tij

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 00:05
Foto

Në dhjetorin e kaluar, Peter dhe Lisa Marshall ishin ulur në divan duke parë një shfaqje të preferuar televizive.

Peter më pas vështroi Lizën dhe e pyeti nëse do të martohej me të. Por ata ishin tashmë të martuar dhe Pjetri nuk e mbante mend.

CNN shkruan se ai filloi të humbte kujtesën tri vjet më parë, dhe pas testeve të shumta u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer. Ai as nuk mund t’i mbante mend momentet nga romanca e tij me Lizën. Ai e harroi kur u takuan për herë të parë dhe nuk e mban mend as dasmën e tyre.

"Ne kemi krijuar kujtime të reja, por më dhemb kur e pyes nëse ai mban mend diçka nga më parë sepse nuk mund të kujtohet", tha Lisa për CNN.

Por ajo ishte shumë e prekur që burri i saj i propozoi asaj përsëri.

"Ai ra në dashuri me mua dy herë, unë u ndjeva e nderuar, si një princeshë. Unë jam më e lumtur në botë," shtoi Lisa.

Në fund, ata rinovuan betimet e tyre martesore. Lisa nuk donte të humbte mundësinë për të krijuar një kujtim tjetër me burrin e saj dhe ata u martuan më 26 prill të këtij viti.

"Peter ishte mirë gjithë ditën, ishte thjesht shumë i lumtur. Gjatë betimeve të tij ai më tha se më donte, dhe kjo ishte gjithçka që më duhej," përfundoi Lisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat