Mendojeni seriozisht të kaloni më shumë kohë zbathur!

Life style

Mendojeni seriozisht të kaloni më shumë kohë zbathur!

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

S'ka kënaqësi më të madhe gjatë kësaj vape të tmerrshme sesa të ecësh zbathur! Ndonëse nëpër shtëpi është gjithmonë dikush që thotë "mos ec zbathur", pas këtij artikulli do të keni argumenta plot për t'i kundërshtuar. Të ëcësh zbathur jo vetëm që s'është gabim, por përkundrazi, është e shëndetshme.

1. Do të keni përfitime edhe në organet e tjera të trupit

Sa më shumë i trashë të jetë gjaku, aq më shumë gjasa keni për të pasur probleme kardiovaskulare. Gjtihsesi, nëse ecni zbathur do t'i minimizoni shanset për sëmundje të tilla. Sipas studimeve të publikuara në  "Journal of Alternative and Complementary Medicine", ecja zbathur redukton viskozitetin e gjakut. 

Përveç kësaj, ndikon edhe tek zhvillimi i trurit, veçanërisht tek fëmijët. Kockat bëhen më të forta dhe mund të çliroheni nga probleme të ndryshme të mëlçisë ose veshkës. 

2. Merrni vitaminë D

Kur ecni zbathur, ekspozoni më shumë lëkurë në diell. Në fakt, ekspertët rekomandojnë shëtitjen zbathur në bar mëngjeseve, për të marrë më shumë rreze të mira dhe vitaminë D.

3. Përmirësoni posturën 

Provojeni të dilni para pasqyrës me këpucë veshur dhe pastaj zbathur. Kur jeni zbathur e ndihmoni trupin të ketë një qëndrim shumë herë më të mirë.

4. Gjithashtu edhe kujtesën

Një vrap 16 minutësh zbathur ju ndihmon ta përmirësoni kujtesën tuaj më 16%. Kjo për arsye se kur ecni zbathur forconi veten të hidhni hapa të sigurt dhe të kujdesshëm.

5. Redukton dhimbjet e shpinës

E dini mirë dhimbjen e sikletshme që shkaktohet nga këpucët e parehatshme. E kundërta ndodh kur ecni zbathur, jo vetëm forconi muskujt e këmbëve, por gjithashtu posturën dhe shpinën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat