Pse disa njerëz e kanë kaq të vështirë t'i pranojnë ndërhyrjet estetiket?

Life style

Pse disa njerëz e kanë kaq të vështirë t'i pranojnë ndërhyrjet estetiket?

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Në ditët e sotme ndërhyrjet estetike janë kthyer në procedura krejt normale, të shpeshta dhe të zakonshme, por megjithatë, nga shumë njerëz, ekziston një tendencë për t'i fshehur, për të mos folur për to madje edhe për t'i mohuar. Pse ndodh kështu? Ja cilat janë arsyet më të shpeshta sipas kirurgëve plastikë:

#1 - Njerëzit nuk duan t'i pranojnë "të metat" e tyre

Shumica e njerëzve i nënshtrohen ndërhyrjeje sepse nuk u pëlqen diçka të vetja dhe besojnë se operacioni do ta përmirësojë këtë. Për shumë njerëz, të pranojnë ndërhyrjen është njësoj sikur të pranojnë se "diçka nuk ishte në rregull me ta", të pranojnë të metat e tyre (ose të paktën atë që këta njerëz e perceptonin si të tillë). Zakonisht, ata do të shmangin temën, do të qeshin ose të bëhen nervozë apo do i dalin vetes në mbrojtje. Të veprosh kështu do të thotë të mos pranosh veten - gjë që pak a shumë mposht qëllimin e operacioneve estetike.

#2 - Mendojnë se kirurgjia është tabu

Edhe pse sot të bësh ndërhyrje është normalizuar, njerëzit mund të jenë përsëri shumë gjykues dhe paragjykues ndaj tyre. Kjo mund të sjellë që shumë njerëz të refuzojnë të flasin për ndërhyrjet apo edhe të mos i pranojnë ato. 

#3 - Dëshirojnë që të tjerët të besojnë se ata janë të bukur nga natyra

Në shoqërinë e sotme - dhe për dekadat e fundit - është vënë mjaft theksi mbi bukurinë natyrale. Në fakt, ju mund të dëgjoni njerëz të përdorin frazën "ajo është bukuri natyrale" ose "ajo është natyrale, jo e bërë" - kur i referohen dikujt që ata e shohin veçanërisht tërheqës. Edhe pse kjo është një gjë e mrekullueshme, shumë nga "bukuritë natyrale" që shohim sot nuk janë dhe aq natyrale sa mund të mendojmë. Kirurgët kanë mësuar procedura të reja dhe kanë përsosur talentet e tyre deri në pikën që ata mund të bëjnë që procedurat kozmetike të duken po aq natyrale sa vetë natyra. Ndonjëherë, njerëzit nuk i pranojnë operacionet sepse duan që të tjerët të besojnë se bukuria e tyre është e lindur. Thënë kjo, vlen të theksohet se bukuria (ose ajo që perceptohet si e tillë) e lindur, është çështje fati dhe kaq, prandaj edhe të pranosh një ndërhyrje nuk të bën ty domosdoshmërisht më pak të bukur.

Një "dritë në fund të tunelit"

Millenials (24-40 vjeç) duket se po tregohen më të sinqertë se kurrë për procedurat estetike dhe shpresohet që kjo prirje të vazhdojë dhe me gjeneratat e tjera. Thënë kjo, nuk "shpresohet" që të njerëzit të dynden drejt ndërhyrjeve estetike, por të paktën të tregohen të sinqertë me veten dhe të tjerët në lidhje me to!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat