Pse duhet të bëjnë ecje ata që vuajnë nga mungesa e gjumit?

Life style

Pse duhet të bëjnë ecje ata që vuajnë nga mungesa e gjumit?

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë se gjumi është tepër i rëndësishëm, që të bëjmë orët e mjaftueshme dhe të ndjekim një rutinë të shëndetshme. Por për ata që vuajnë nga pagjumësia, ka një mënyrë për të kompensuar dëmin që shkakton pagjumësia.

Ecja për 150 minuta në javë, mund të ulë rrezikun e vdekjes së hershme të shkaktuar nga pagjumësia. Konkluzioni vjen pas një studimi të ri të botuar nga revista britanike.

Edhe OBSH në fakt sugjeron për të gjithë personat që vuajnë për shkak të gjumit, se duhet të bëjnë ecje çdo ditë për të shmangur rrezikun e vdekjes së hershme.

OBSH rekomandon që njerëzit të bëjnë të paktën 600 minuta aktivitet fizik në javë – ekuivalente me 150 minuta në javë ecje të shpejtë ose 75 minuta vrap.

Rezulton se ecja, ul me 57 % rrezikun e vdekjes së hershme nga çdo shkak, ulje me 67 % të vdekjes për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe me 45 % të vdekjes nga kanceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat