Në këtë mënyrë mund të shkëlqejnë enët e qelqta

Life style

Në këtë mënyrë mund të shkëlqejnë enët e qelqta

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Enët e qelqta nuk janë aq të lehta për t’u larë pa lënë asnjë njollë nga tharja dhe pa u pastruar me themel

Nëse njollat mbeten, ekziston një truk që do t’i eliminojë ato. Zgjidhja është në orizin e pazier, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten një filxhan oriz, një lugë çaji uthull të bardhë dhe disa pika detergjenti të enëve.

Thjesht hidhni përbërësit në një kavanoz qelqi që dëshironi të jetë i pastër në mënyrë të përsosur, shtoni ujë deri në grykë, pastaj mbulojeni me dorën tuaj dhe tundni butësisht para dhe mbrapa.

Orizi vepron si një gërryes i butë dhe i heq të gjitha njollat e vjetra nga uji ose lëngu, ndërsa uthulla dhe detergjenti kontribuojnë në këtë efekt.

Kur të duket pa njolla, shpëlaje enën dhe lëre të thahet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat