6 mënyra për t’u “pajtuar” me shefa të vështirë?

Life style

6 mënyra për t’u “pajtuar” me shefa të vështirë?

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 09:06
Ilustrim

Të gjithë punonjësit të paktën një herë gjatë jetës së tyre profesionale do të përballen me një shef/e aq të vështirë sa shkon deri në arrogancë. Edhe pse të punuarit me të është shumë e vështirë heqja dorë nuk është gjithmonë zgjidhja. Prandaj, ka disa mënyra sesi t’ia dilni me një shef të tillë, duke mbetur profesionistë.

Përcaktoni motivimet e shefit tuaj

Përpjekja për ta përcaktuar se përse shefi juaj vepron ashtu, mund t’ju ndihmojë që ta përcaktoni nëse ai vepron keq me qëllim, apo thjesht merret me punë me shumë presion. Nëse është kjo e fundit, mund t’i thoni shefit që kjo po ndikon në jetën tuaj të punës. Nëse do të arrini që ta kuptoni se pse shefi juaj sillet ashtu do ta keni më të lehtë që ta gjeni një rrugëdalje nga ajo situatë.

Merrni përgjegjësi kur është e nevojshme

Ndonjëherë një marrëdhënie me shefin mund të jetë sfiduese për shkak të sjelljeve të të dy individëve. Është shumë e lehtë që ta fajësoni shefin për sjelljen e tij të keqe, por është më e rëndësishme që ta vlerësoni rolin tuaj në atë marrëdhënie dhe të arrini të merrni përgjegjësi në natyrën sfiduese të marrëdhënies kur është e nevojshme. A jeni ata të cilët po e përkeqësoni këtë marrëdhënie? Punoni që ta ndryshoni atë!

Zgjidhni fjalët tuaja me kujdes

Edhe pse shprehja e ndershmërisë dhe të qenit i hapur në vendin e punës është e rëndësishme, është gjithashtu e rëndësishme të qëndroni me takt dhe t’i zgjidhni fjalët kur bashkëveproni me një mbikëqyrës të vështirë. Të thuash një gjë të gabuar në një kohë të gabuar, të jesh i parespektueshëm, kjo vetëm e rritë tensionin midis jush dhe menaxherit tuaj. Një mënyrë për të siguruar që jeni duke folur me shefin në një mënyrë profesionale dhe efikase është të siguroheni që po qëndroni të orientuar drejt rezultateve në bisedat tuaja. Kjo do të thotë që, në vend që të përqendroheni në personalitetin e tyre ose problemet në marrëdhënien tuaj, ju duhet të përqëndroheni në bisedën për punën ose tema të tjera që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj përfundimtar.

Tregoni ndjeshmëri

Sado sfiduese mund të jetë kjo situatë, vendoseni veten në vendin e shefit tuaj për ta kuptuar më mirë se nëpër çfarë po kalon ky person. Shefi juaj mund të duhet të merret me drejtuesit e organizatës. Ata mund të jenë duke kaluar një kohë sfiduese po ashtu. Të gjitha këto gjëra mund të ndikojnë në sjelljen e atij. Këto gjëra mund t'ju ndihmojnë të pranoni më mirë dhe të përballeni me situata sfiduese pasi ta kuptoni që nuk jeni ju problemi.

Mos flisni për shefin me bashkëpunëtorët

Biseda me dikë rreth marrëdhënies tuaj të vështirë me shefin, do të tingëllojë si shfryrje e pakënaqësisë. Sado që po ju duket që ajo po ju ndihmopn është më mirë që të përmbaheni. Kjo do ta inkurojajojë edhe më tej negativitetin në kompani. Në vend të kësaj, provoni të flisni me një mik ose anëtar të familjes së besuar, mendimin e të cilit ju e respektoni!

Parashikoni pritjet

Ndani kohë për t’u njohur me zakonet, kërkesat dhe pritjet e shefit! Duke vepruar kështu, mund të parashikoni kërkesat e tij dhe të shmangni përkeqësimin e çdo tensioni në marrëdhënien tuaj. Më shumë se kaq, nëse shefi juaj sheh që nuk keni nevojë të mikromenaxhoheni, ai mund t'ju ofrojnë më shumë liri duke iu kontrollouar më pak. Për shembull, nëse shefi juaj dëshiron azhurnime për klientët deri në mesditë, mos prisni derisa ai t’ju pyet përsëri për to! Dërgojini brenda sa më shpejt që të mundeni me informacion të hollësishëm! Tejkalimi i pritjeve të mbikëqyrësit tuaj mund t'i tregojë atij se i respektoni kërkesat dhe e merrni seriozisht punën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat