Faktet që duhet t'i dish nëse do të dukesh më i zgjuari i tavolinës

Life style

Faktet që duhet t'i dish nëse do të dukesh më i zgjuari i tavolinës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Bota është e mbushur me fakte interesante, por sa interesant duket një njeri që i di dhe i tregon në vendin e duhur? Ky/kjo mund të jesh ti dhe nuk ndjesi më të lezetshme sesa kur shihesh me adhurim nga gjithë miqtë e tavolinës dhe merr zyrtarisht statusin e më të zgjuarit.

Fillojmë!

1. Las Vegas-i është vendi më i ndriçuar në botë, kur shihet nga hapësira.

2. Australia ka të njëjtën gjerësi sa Hëna.

3. Shalqinjtë e pjekur ose në zgarë mund të jenë zëvendësuesi i mirë i mishit për veganët.

4. Dikur, shkurti ka qenë muaji i fundit i vitit, prandaj ka dhe më pak ditë se të tjerët.

5. Data e skadencës në shishen e ujit s'është për ujin, por për vetë shishen.

6. Ne jemi më të gjatë në mëngjes dhe më të shkurtër në darkë.

7. Mollët ju ndihmojnë të qëndroni zgjuar më shumë se kafja.

8. Uji i zier mund ta shuajë zjarrin më mirë se i ftohti.

9. Do t'ju duhen 3 orë për të lexuar fjalën më të gjatë në anglisht.

10. Gratë i pulitin sytë më shumë se burrat.

11. Macet mund të jenë alegjikë ndaj njerëzve. Ose ndaj parfumeve dhe sapunëve që përdorin.

12. Emri Bluetooth, u vu në nder të mbretit Harald Bluetooth.

13. Iguanat kanë 3 sy. Syri i 3-të në mes të kokës arrin të perceptojë vetëm dritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat