Nëse përgjigjeni me ‘Po’ ndaj këtyre pyetjeve, është koha të ndërroni punën

Life style

Nëse përgjigjeni me ‘Po’ ndaj këtyre pyetjeve, është koha të ndërroni punën

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Të gjithë, pa përjashtim, përjetojmë ditë të këqija në punë. Diçka nuk funksionon, ngarkesa bëhet më e rëndë se më parë, shfaqen probleme me bashkëpunëtorët, një problem i caktuar e vështirëson ditën e kështu me radhë.

Si pasojë, është e pashmangshme që të mos përjetojmë stres. Megjithatë, pavarësisht këtyre momenteve, hërët ose vonë situata kthehet në normalitet. Mirëpo, jo gjithmonë ndodh kështu. Qoftë për shkak të ngarkesës, stresit, arritjeve personale ose çfarëdo arsyeje tjetër, mund të jeni në fazën kur duhet të kërkoni një punë tjetër.

Nëse u përgjigjeni me “Po” pyetjeve të mëposhtme, ose të paktën një pjese të konsiderueshme të tyre, atëherë po – duhet të largoheni nga puna.

1. A ndihesh sikur keni mësuar gjithçka që mundesi në punën ku jeni aktualisht?

2. A ankohesh për punën më shpesh sesa duhet?

3. A ke një mjedis toksik pune?

4. A po bën më shumë gabime se zakonisht?

5. A përjeton një ndjesi përmbushjeje?

6. A kryen më shumë punë, por paga juaj qëndron njësoj?

7. A e ke menduar ndonjëherë që të kërkosh një punë të re?

8. A ke kërkuar ndonjëherë një punë të re?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat