Shkenca e të qeshurit

Life style

Shkenca e të qeshurit

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Studimet kanë treguar se e qeshura është e lidhur me mirëqenien tonë fizike, emocionale dhe mendore madje edhe marrëdhëniet tona.

Qindra vjet më parë e qeshura ishte ngjitësi që e ka mbajtur të bashkuar grupin, shkruan CNN.

E qeshura ishte një sinjal i jashtëm që mund t’i tregonte grupit që gjithçka është në rregull, ne mund të relaksohemi. Nuk ka nevojë të shqetësohemi ose të kërcënohemi nga ajo që po ndodh përreth nesh. Dhe ishte me të vërtetë një mjet i shkëlqyeshëm i mbijetesës  për grupe njerëzish “, ka thënë Janet Gibson, profesoresh e psikologjisë në Kolegjin Grinnell në Iowa.

Ajo ka shtuar që prandaj besohet se gjatë shekujve, truri i mbajti këto lidhje në mënyrë që tani të qeshim kur dëgjojmë gjëra që janë relaksuese, qesharake, befasuese e zbavitëse.

Ndërsa, një studim për çiftet në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, për më shumë se 150 marrëdhënie afatgjata që filluan në 1989 ka sugjeruar që e qeshura është ajo që i mban njerëzit së bashku.

Çiftet e kënaqura qeshin më shumë sesa ata të pakënaqur, gjetën ekipi studimor, të udhëhequr nga Robert Levenson, profesor i psikologjisë. Në qetësimin e situatave të tensionuara, ai tha se e qeshura mund ta bëjë më të lehtë për çiftet për të komunikuar dhe mbajtur lidhjen.

Në anën tjetër, është shumë e vështirë të shpjegosh pse diçka është qesharake.

Edhe pse psikologët dhe humoristët janë përpjekur të dalin me një përfundim, nuk ka ndonjë teori universale për atë se çfarë e bën diçka qesharake.  Njerëzit mund të gjejnë ndonjëherë  dëfrim edhe në fatkeqësitë e të tjerëve, në shprehjen e emocioneve të ndaluara ndryshe,  në shkeljen e një norme ose thjeshtë tingujt ose fjalët mund të jenë në vetvete qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat