A ndryshojnë njerëzit!?

Life style

A ndryshojnë njerëzit!?

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

"A do të ndryshojë?" Kjo, është pyetja e parë që i bëjmë vetes pas gabimit trashanik të partnerit, apo sjelljeve të dëmshme të një njeriu të afërt. Dilema nëse njerëzit ndryshojnë ose jo do të mbetet gjithmonë diskutim i hapur, por çfarë kemi në dorë ne?

Mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëzit e tjerë të ndryshojnë, është të mësosh se si të ndryshosh sjelljen tënde. Sa më shumë të dish rreth faktorëve që ndikojnë në sjelljen tënde, aq më mirë mund ti përdorësh të njëjtat parime për të ndihmuar njerëzit e tjerë të ndryshojnë.

Për shembull, qënia njerëzore është një specie shumë sociale. Ne jemi të gatshëm të miratojnë objektivat e njerëzve që na rrethojnë. Kur ti vepron në mënyrën që ti dëshiron që edhe të tjerët të sillen, ti po ndihmon njerëzit rreth teje që të adoptojnë në mënyrë të pandërgjegjshme qëllimeve e tua.

Njerëzit ndikohen gjithashtu edhe nga mjedisi i tyre. Në përgjithësi ne bëjmë gjëra që janë të lehta për tu arritur dhe shmangim gjërat që janë të vështira. Kjo do të thotë që ju mund ti ndihmoni njerëzit të ndryshojnë, duke i hequr tundimet që i vijnë nga mjedisi i tyre dhe ti zëvendësoni ato tundimet me gjëra që promovojnë objektivat e dëshiruara. Shumë qytete e kanë marrë për zemër këtë propozim dhe kanë krijuar programet bike-sharing në mënyrë që njerëzit të lënë makinat e tyre dhe të pedalojnë për të shkuar nga një vend në tjetrin.

Fatkeqësisht, nuk mund të bëni shumë ndryshime tek një person nëse nuk keni bashkëpunimin e tij. Përveçse kur dikush është vërtetë i gatshëm të angazhohet për një qëllim të ri dhe të bëj plane që do e ndihmojnë ta arrijë qëllimin dhe ta kthejë atë në një zakon, të tjerët nuk kanë gjasa të bëjnë ndryshime reale në jetën e tyre.

Dhe kjo ngre pyetjen nëse ju duhet të përpiqeni të ndikoni në sjelljen e njerëzve të tjerë. Përgjigja është pak më e komplikuar.

Nëse mendon se është e rëndësishme për dikë që bën pjesë në jetën tënde të bëj një ndryshim, atëherë fol për të. Mos tento mënyra indirekte për ta bërë atë të ndryshojë. Shumica e njerëzve i kuptojnë menjëherë përpjekjet tuaja për të ndikuar atë që ata bëjnë (dhe mund t'i refuzojnë ato).

Është mirë që njerëzit që ju rrethojnë ta dinë që ju kujdeseni për ta dhe jeni të gatshëm ti ndihmoni ata në rast nevoje. Pas kësaj ama, i duhet lënë hapësirë që të vendosin vetë nëse duan të ndryshojnë.

Dhe ndërkohë, merr pak kohë për ta parë jetën tënde. Një e vërtetë e hidhur është që shpesh është më e thjeshtë të tentosh të zgjidhësh problemet e njerëzve të tjerë se sa të rregullosh të tuat. Pra, duke filluar të mësosh në lidhje me parimet për të bërë ndryshime, praktikohu duke i aplikuar ato për veten tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat