Rikthimi me ish-të dashurin! Çfarë duhet dhe s'duhet të bësh tani

Life style

Rikthimi me ish-të dashurin! Çfarë duhet dhe s'duhet të bësh tani

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ndodhi si ndodhi, por ndodhi! Ti u frymëzove nga rikthimi i Jennifer dhe Ben dhe mendove të bësh hapin e madh për t'u kthyer tek ish-i që të kërkon prej kohësh. Nuk e dimë çfarë të pret, por dimë çfarë duhet dhe s'duhet të bësh pas këtij vendimi! 

Përcaktoni pritshmëritë tuaja dhe të tij/saj: 

Duhet të jetë thjesht një përvojë që t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga njëri-tjetri, kështu që bëjani të qartë këtë atij, e mbi të gjitha, vetes!

Kushtojini rëndësi sigurisë!!! 

Mbase njëherë e një kohë nuk përdornit prezervativ, por pasi jeni ndarë ai mund të ketë pasur përvoja me të tjera. Kështu që, për të qenë të sigurtë, blindohuni!

Kujtojani vetes se përse jeni ndarë!

 Sepse nuk doni t’a pësoni për herë të dytë! Nuk ka më kthim!

Mos bini pre e bisedave të dikurshme. 

Mos i shkruani rregullisht mesazhe njëri-tjetrit, dhe mos flisni në telefon, si dikur! E nëse ai përpiqet t’i krijojë përsëri këto ura, thojini se i jeni mirënjohëse për gjith’ ç’keni kaluar, por aq ishte.

Mos bëni prapë të njejtat debate që ju kanë lodhur. 

Ky ‘ribashkim’ nuk shërben për të ndrequr ato që janë thyer në mënyrë të pakthyeshme. Nëse biseda i afrohet të shkuarës, me mirësjellje ndryshoni temë. Nëse ai këmbëngul, bëjani të qartë se të gjitha tashmë i takojnë të kaluarës.

Mos e zhvlerësoni veten. 

Mos vini në dukje ndryshimet që keni në krahasim me kur ishit bashkë; se mund të jeni shëndoshur, dobësuar apo mund t’ju jenë krijuar celulitet. Ai ju ka parë të zhveshur herën e parë, tani edhe të 2-tën, dhe nuk ka përse të kuptojë se çfarë mendimi keni për veten tani.

Mos flisni me të për të tjerët me të cilët ke dalë! 

Është tunduese; të vjen t’i tregosh për të gjithë ata që të kanë gjuajtur e me të cilët ke dalë, por askush nuk do t’ia dijë më pasi keni fjetur tashmë bashkë.

Mos prisni që ai t’ju kërkojë pas asaj... 

Mund edhe të jetë i sjellshëm, dhe t’ju telefonojë për t’ju thënë se ia kaluat mirë. Por e mira është t’a mblidhni mendjen: nuk ka asgjë përtej kësaj. Nuk ka përse të ketë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat