Arsyet pse duhet të birësoni një fëmijë!

Life style

Arsyet pse duhet të birësoni një fëmijë!

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Nëse e gjeni veten duke menduar për birësimin, ka një numër gjërash që duhet të merren parasysh. Duhet të jeni të sigurt se jeni duke birësuar për arsyet e duhura dhe se jeni gati për birësim. Ju mund të jeni duke u përballur me sfida të infertilitetit, jeni ende në pritje të partnerit perfekt ose thjesht ndjeni se jeni gati të bëheni prindër. Ka shumë arsye pse duhet të zgjidhni të birësoni një fëmijë, por më poshtë gjeni disa prej më të rëndësishmeve. Nëse këto motive i gjeni të harmonizuara me zemrën dhe mendjen tuaj, ndoshta kjo është shenjë se jeni gati për hapin e madh.

1. Mundësia për t'i dhënë një fëmije familje

Nëse dëshironi t'i siguroni një fëmije një shtëpi dhe familje të dashur, ju ndoshta keni motivet e duhura për të birësuar një fëmijë, veçanërisht nëse qëllimi juaj kryesor është ta bëni shtëpinë tuaj një vend të ngrohtë për të. Shtëpitë më të mira për fëmijët birësues përfshijnë familje që duan të rrisin fëmijë të shëndetshëm e të lumtur, që duan të ndajnë me ta besimet, traditat dhe t'i lënë atij fëmije ca kujtime të bukura. Të mirëpresësh një fëmijë në shtëpinë tënde do të thotë gjithashtu ta pranosh atë për çfarë ai është, të pranosh edhe gabimet, historinë apo trashëgiminë e tyre.

2. Ndihma që i jep një fëmije

Si prindër birësues, nëse keni interes të ndihmoni një fëmijë të shërohet nga hidhërimi dhe dhimbja e së kaluarës, pavarësisht nëse kjo vjen nga abuzimi, neglizhenca, braktisja etj, atëherë birësimi është për arsyet e duhura. Familjet më të mira birësuese duan ta ndihmojnë fëmijën të fillojë një jetë të re. Ata gjithashtu e dinë se i gjithë procesi ka sfida dhe është një punë që nuk përfundon kurrë, por sidoqoftë një punë emocionuese!

3. Mundësia për t'i dhënë siguri një fëmijë në çdo mënyrë

Të jesh gati për birësim është më shumë sesa të dëshirosh të ndash shtëpinë tënde me një fëmijë, kjo do të thotë gjithashtu të kesh hapësirë fizike dhe emocionale për fëmijën e birësuar. Ju gjithashtu duhet të jeni të sigurt financiarisht dhe t'i siguroni atij fëmije gjithçka për të cilën ai ka nevojë: nga ushqimi, veshja deri të shpenzimet e shkollës dhe kujdesi mjekësor. Më e rëndësishmja, duhet të keni kohë dhe energji për një anëtar të ri në familje.

Një shenjë e mirë, është rasti kur të gjithë anëtarët e familjes janë dakord për birësimin. Sidoqoftë, nëse një i afërm nuk është dakord, kjo s'do të thotë se birësimi s'duhet të ndodhë. Megjithatë, sigurohuni që fëmija juaj i ardhshëm të hyjë në një mjedis mikpritës. Kjo është e rëndësishme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat