Forma e kërthize tregon diçka për ju

Life style

Forma e kërthize tregon diçka për ju

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Asnjë kërthizë nuk është si tjetra. Megjithatë, ka disa karakteristika të përgjithshme të kërthizës që tregojnë shumë për trupin tënd. Ja disa nga llojet e kërthizave dhe çfarë na thonë ato për shëndetin dhe për personalitetin.

1. Kërthizë sferike e dalë

Kjo lloj kërthize, që ka formën e një topthi, është mjaft e përhapur. Por kur është më e dalë se zakonisht, tregon që ose keni mbajtur një peshë shumë të rëndë, ose se jeni të rrezikuar nga hernia diskale.

2. Kërthizë pak e dalë

Kjo lloj kërthize është e ngjashme me të parën, veçse më pak e dalë. Besohet se nëse keni një kërthizë të tillë, jeni më të prirur ndaj gripërave.

3. Kërthizë në formë vrime

Njerëzit me kërthizë në formën e një vrime besohet se preken më shumë nga mbipesha. Gjithashtu, mund të shfaqni probleme me tretjen.

4. Kërthizë në formë bajameje

Kjo lloj kërthize lidhet me sëmundje si migrena apo dhembje muskulore. Gjithashtu tek njerëzit me këtë lloj kërthize është vënë re dobësi kockash.

5. Kërthizë e dalë në formë U-je

Kjo kërthizë tregon se njeriu mund të rrezikohet nga sëmundje të lëkurës dhe të veshkave.

A ka lidhje forma e saj me personalitetin?

Nuk janë të shkruara në librat shkencorë dhe s’është vërtetuar ndonjë lidhje mes formës së kërthizës dhe tipareve të karakterit, por kështu përshkruhen njerëzit nisur nga forma e saj:

1. E rrumbullakët

Kur kërthiza është e thellë dhe e rrumbullakët flet për një njeri optimist, që shikon gjithmonë anën pozitive të gjithçkaje, por ndoshta jo aq sa do të duhej. Keni komunikim të mirë dhe shkoni mirë me miqtë dhe familjen.

2. E madhe

Një kërthizë e madhe dhe e thellë thuhet se është fatsjellëse. I mençur, bujar dhe menaxhues i mirë, ju mund të dështoni disa herë sa t’ia merrni dorën, pastaj me t’u rritur do të bëheni të suksesshëm.

3. E vogël

Kërthiza e vogël dhe e cekët tregon dobësi dhe negativitet, dhe me shumë mundësi lini shumë punë përgjysmë. Jini më pozitiv.

4. E dalë

Kërthiza e dalë flet për kokëfortësi. Ju pëlqen vëmendja, por kujdes sepse me këto dy cilësi, mund të manipuloheni lehtë.

5. Ovale

Kjo kërthizë mendohet se gjendet tek njerëzit disi neurotikë, që i mbimendojnë gjërat dhe humbin goxha mundësi.

6. E gjerë

Vigjilentë, dyshues dhe me vullnet të fortë. Jini më të hapur dhe komunikues dhe asgjë s’do t’ju shkojë keq.

7. Spirale

Një rreth vicioz: dështoni shpesh në dashuri. Kujdes me dërrasat e kalbura ku shkelni!

9. Formë Y-je kokëposhtë

Kjo kërthizë në formën e paqes besohet se gjendet tek njerëzit që janë mjaft pozitivë dhe gjërat u shkojnë mjaft mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat