Si të lini përshtypje të mirë gjatë komunikimit me telefon

Life style

Si të lini përshtypje të mirë gjatë komunikimit me telefon

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Përdorimi i telefonit është rritur dukshëm, sidomos pas shfaqjes së pandemisë, edhe për bisedat telefonike.

Se sa shumë kujdes duhet t’u kushtojmë këtyre të fundit, varet nga ajo se për çfarë po bëhet një telefonatë. Fuqia e lidhjeve të forta përmes telefonit nganjëherë duket e pamundur. Ne mendojmë që krijojmë ndikim të mirë vetëm kur jemi përballë dikujt, duke i parë lëvizjet e fytyrës dhe qëndrimin.

Por, si do të arrihet kjo nëse nuk mund të komunikohet me dikë as drejtpërdrejt e as me video kamerë?

Prandaj, komunikimi cilësohet si art, sepse janë disa gjëra që mund të na duken “të parëndësishme” duke mos ua vënë veshin, por janë dora e fundit dhe më e fuqishme e një bisede.

Volumi ka rëndësi

Edhe nëse personi me të cilin flisni është i vështirë për t’u dëgjuar për shkak të të folurës me zë të ulët, ju duhet ta adaptoni volumin e zërit për ta kuptuar ose, bëni përpjekje që ta takoni përballë.

Arsyeja më e shpeshtë e keqkuptimit përmes telefonit është mosdëgjimi. Nëse në linjë keni një zë që është më i qetë, në ndërkohë që ju keni për të shpjeguar gjëra, ndryshoni intonacionin e zërit në bazë të nevojës!

Nëse personi me të cilin flisni ju kërkon disa herë që ta përsëritni atë që thatë, kujdesuni që ta ngrini zërin në mënyrë që të dëgjoheni! Dhe pjesa më e rëndësishme është të dëgjoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat