Më shumë seks, më pak zënka – A ka qenë pandemia në të vërtetë e mirë për marrëdhëniet në çift?

Life style

Më shumë seks, më pak zënka – A ka qenë pandemia në të vërtetë e mirë për marrëdhëniet në çift?

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Që nga ditët e hershme të pandemisë, ekspertët parashikuan që stresi i Covid-19 të shkaktonte konfliktenë marrëdhëniet romantike në çift.

Por, ky parashikim  i ekspertvëve ra poshtë pas një studimi të fundit, i cili sugjeron se shumë çifte që qëndruan në karantinë kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre.

Sipas një sondazhi të lëshuar në muajin shkurt nga Universiteti Monmouth, 70% e të rriturve amerikanë të përkushtuar romantikisht janë “jashtëzakonisht të kënaqur” në marrëdhëniet e tyre. Kjo shifër shënon një rritje më shumë se 11 pikë krahasuar me instalimet e mëparshme të sondazhit, të cilat universiteti ka kryer për më shumë se gjashtë vjet.

Latifah Liverpool, një 27 vjeçare që jeton në ishullin Trinidad, bëri një zbulim të ngjashëm me të dashurin e saj prej shtatë vjetësh, megjithëse në rrethana dukshëm të ndryshme.

Para periudhës së pandemisë, tha ajo, marrëdhënia e çiftit ishte më shumë e lidhur me aktivitetet si: dalja, festat, udhëtimet. Karantina e zgjatura e detyroi çiftin të kalonin më shumë kohë së bashku dhe të njihnin njëri-tjetrin më shumë.

Glen Irvin Flores, një 45 vjeçar nga Sauk Rapids, Minesota, gjeti mënyra të reja për t’i treguar gruas së tij që kujdesej në shëtitjet e përditshme së bashku. Aktiviteti fizik, thotë ai, e bëri më të lehtë për të dy partnerët të hapeshin për çështje të vështira, shkruan The Guardian.

“Unë jam një alkoolist që shërohet dhe ne ishim në gjendje të kalonim kohën duke folur dhe duke shëruar disa plagë të vjetra emocionale në martesën tonë vetëm duke marrë kohë për të dëgjuar njëri-tjetrin”, thotë Flores.

“Ne po flisnim për të bërë këshillim martese para kësaj, dhe tani e kemi kuptuar që kemi bërë versionin tonë të kësaj në shëtitje”.

Në bazë të studimeve, karantina ka ndikuar jashtëzakonisht mirë në marrëdhëniet në çift, duke i bërë ata të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin, dhe rrjedhimisht, të shkëmbejnë më shumë përvojat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat