Aksesori që e kishit harruar për një kohë të gjatë, por njerëzit po e rikthejnë përsëri

Life style

Aksesori që e kishit harruar për një kohë të gjatë, por njerëzit po e rikthejnë përsëri

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:47
Ilustrim

Për një kohë të gjatë, fines aka sunduar ‘botën’ e bizhuterive. Ccdo gjë, unazat, gjerdanët, byrzylykët, vathët, janë karakterizuar nga zinxhirë të hollë, delikatë, si dhe nga thjeshtësia. Duke filluar nga market më të njohura e deri tek ato më pak të njohura kanë ndjekur këtë lloj stili në koleksionet e tyre. Shumica e njerëzve janë drejtuar në modën minimaliste, por ndoshta jo për shumë kohë.

Po të kërkoni në sirtarin me sende të vejetëra, ndoshta mund të gjeni një byrzylyk të trashë prej druri, të cilin e ke blerë vite më parë. Bëhet fjalë për rikthimin e bizhuterive chunky, specifikisht byrzylykët.

Ndoshta është fakti që shumë prej nesh nuk janë më të vendosur në një zyrë, ku zhurmëzimi i një byzylyku të madh do të ishte një shqetësim për kolegët tanë, por kohët e fundit, ne kemi parë gjithnjë e më shumë vendosjen e rrathëve në duar.

Nga byzylyku i thurur me lëkurë i Bottega Veneta tek perlat e përmasave të mëdha të Paco Rabanne, byzylykët e trashë janë tepër të përhapur në qarkun e dizenjuesve tani dhe kanë fuqinë të transformojnë pothuajse çdo veshje që mund me të cilat mund t’i kombinoni këtë verë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat