Do të mbeteni pa fjalë nëse pastroni xhamat me këtë përzierje natyrore

Life style

Do të mbeteni pa fjalë nëse pastroni xhamat me këtë përzierje natyrore

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Harrojeni pastrimin dhe bezdisjen e lodhshme të pastrimit të shtëpisë

Të gjithë e dimë atë luftë të dhimbshme për ta bërë shtëpinë tonë të shkëlqejë, pa qenë të fiksuar ndaj gjërave materiale dhe objekteve, edhe pse në jetën reale nuk është aq e lehtë.

Shumica e amvisave e kanë më të vështirë pastrimin e xhamave, dritareve, kabinave të dusheve dhe njollat kokëforta nga gurët gëlqerorë dhe shiu, të cilat hiqen aq lehtë, transmeton Telegrafi.

Ne ju sjellim një truk efektiv, i cili do t’ju kursejë kohë dhe do t’i eliminojë njollat më kokëforta, dhe sigurisht që përbërësit i keni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit:

▪ një filxhan uthull alkoolike,
▪ dy lugë sodë buke,
▪ dy lugë limontoz,
▪ gjysmë gote ujë të ngrohtë.

Përzieni përbërësit, qitni në një shishe me spërkatëse, merrni një leckë magjike dhe filloni pastrimin.

Kur spërkatni dritaret dhe xhamat, lëreni të veprojë për disa minuta dhe fshijeni me një leckë të thatë.

Rezultatet do t’ju kënaqin dhe nuk do të duhet të shpenzoni para dhe të thithni aroma kimikatesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat