Fytyra e re markës së Skims të Kim Kardashian është Kate Moss

Life style

Fytyra e re markës së Skims të Kim Kardashian është Kate Moss

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:30
Kate Moss

Dje (e martë), Kim Kardashian njoftoi Kate Moss si fytyrën e re të linjës së saj të formave dhe rrobave të brendshme.

Në fushatën verore të Skims, legjenda 47-vjeçare e modës pozon ‘topless’ në pantallona nga marka, ndërsa në shkrepje të tjera, ajo modelon sytjena në hije të zezë, të bardhë dhe bezhë.

“Unë u takova për herë të parë me Kate në 2014 përmes Riccardo Tisci dhe u godita menjëherë nga humori i saj, bukuria autentike dhe klasike – ne kemi qenë mikesha që nga ajo kohë!”, shkroi Kardashian në Twitter .

“Ajo është ikona e modës, që përcakton një brez të tërë stili dhe jam e nderuar që e paraqes atë si fytyrën e re të SKIMS këtë verë!”, shtoi ajo .

Megjithëse dyshja kanë qenë mikesha për vite, ato vizituan Vatikanin së bashku me vajzën 18-vjeçare të Moss, Lila, vetëm muajin e kaluar.

Vizitë kjo që ngjalli reagime të shumta për shkak të veshjes së Kim.

Vera duket se do të jetë e suksesshme për markën, pasi ekipi i SHBA-ve do të vishet me rrobat e tyre në Lojërat Olimpike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat