A i ekzagjëron shumë gjërat? Nëse po, lexoni çfarë është catastrophizing

Life style

A i ekzagjëron shumë gjërat? Nëse po, lexoni çfarë është catastrophizing

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Njihet me termin “Catastrophizing” dhe përshkruan ndjesitë e dikujt që mendon se do të ndodhë më e keqja. Për shkak se në thelb lidhet me ekzagjërimin, shumë njerëz mendojnë se “thjesht po e ekzagjërojnë” një përvojë a ngjarje, por nuk është kaq e lehtë.

Për shembull, disa njerëz mund të shqetësohen se do të dështonjë në një provim. Nisur nga kjo, ata mund të supozojnë se të ngelurit në një provim do të thotë se ata janë student të këqij dhe nuk do të kalojnë kurrë, nuk do të marrin kurrë një diplomë ose të gjejnë një punë.

Kjo përvojë nuk është aq e thjeshtë sa “mbi-ekzagjërimi”. Shpesh nuk është e qëllimshme. Këta njerëz mund të mendojnë se nuk kanë kontroll mbi shqetësimet e tyre dhe kjo gjë të ndikojë te shëndeti.

Është e paqartë se çfarë saktësisht e shkakton. Mund të jetë një mekanizëm përballimi i mësuar nga familja ose njerëz të tjerë të rëndësishëm në jetën e një personi. Mund të jetë rezultat i një përvoje, ose mund të ketë lidhje me kiminë e trurit.

Për fat të mirë, është një gjendje e trajtueshme përmes terapisë dhe praktikave që kontrollojnë ose qetësojnë mendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat