Nuk ka temë më të diskutuar sesa e dashurisë erotike

Life style

Nuk ka temë më të diskutuar sesa e dashurisë erotike

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Por gjithashtu, është një çështje thellësisht e keqkuptuar. Emocionet e forta, edhe pse të domosdoshme në vetvete, nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme dhe një marrëdhënie është një transaksion.

Sa më fitimprurëse është për të dy, aq më shumë ka gjasa të lulëzojë. Kur njërit prej tyre i bëhet padrejtësi dhe degradon, atëherë çifti në planin afatgjatë përfundon më pak i lumtur.

Në përgjithësi, marrëdhënia duhet të jetë fitimprurëse për të dy dhe të promovojë lumturinë e ndërsjellë. Përndryshe, po flasim për një marrëdhënie toksike. Do ta kuptoni nëse i kushtoni vëmendje emocioneve tuaja. Ato thonë gjithmonë të vërtetën. Ndaloni së pretenduari se gjithçka është në rregull dhe se ajo që po ndodh është fiziologjike ose faji juaj dhe se personi tjetër ju do vërtetë.

Mos justifikoni dhe mos falni sjellje që ju bëjnë të ndiheni të pakëndshëm/jo rehat, sepse ato thjesht do të vazhdojnë. Toleranca kurrë nuk sjell rezultate të mira. Ajo që është e rëndësishme është aftësia për të kuptuar njëri-tjetrin, për të komunikuar dëshirat dhe nevojat tona, për të ruajtur me respekt lidhjen tonë në rast konflikti dhe natyrisht për të jetuar marrëdhënien dhe përqendrohemi në butësinë që ndiejmë për njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat