Braktisni idenë se njerëzit janë në vetvete egoistë

Life style

Braktisni idenë se njerëzit janë në vetvete egoistë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Ne të gjithë jemi plot me të njëjtat frikëra dhe nevoja ekzistenciale. Ndjeshmëria është trashëgimia jonë njerëzore. E shohim atë qysh në moshë të re. Fëmijët një vjeç, të cilët nuk kanë fituar ende gjuhën, ofrojnë përkëdhelje dhe përqafime kur një i dashur bërtet “oh!” duke goditur gishtin e tij…

Duhet të braktisim idenë se njerëzit janë në vetvete egoistë dhe se ata ndihmojnë të tjerët vetëm pasi të llogaritin mendërisht kostot dhe përfitimet. Llogaritja është bërë tashmë për ne.

Ne favorizojmë ndjeshmërinë nga natyra, përveç nëse jemi të mbingarkuar nga frika ose zemërimi.

E kam parë këtë në çdo çift me të cilët kam punuar. Sapo partnerët arrijnë të heqin dorë nga vetëmbrojtja e tyre e dëshpëruar dhe të bëhen të përkushtuar emocionalisht, ata i përgjigjen shprehjeve të dhimbjes dhe ndjeshmërisë së partnerit të tyre me dhembshuri. Kjo përgjigje rikonfirmon vazhdimisht besimin tonë në mirësinë themelore dhe bujarinë e natyrës njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat