Këshilla si t’i bësh për vete kolegët e punës

Life style

Këshilla si t’i bësh për vete kolegët e punës

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Nëse aktualisht marrëdhëniet me kolegët nuk i ke shumë të mira, lexo këshillat më poshtë se si mund ti bësh ata për vete. Kij besim dhe ndiqi këshillat në mënyrën e duhur, pasi me të vërtetë funksionojnë.

1. Ji vetvetja

Nëse ti shtirresh për të krijuar imazhin e asaj që nuk je, kolegët do ta vënë re herët e vonë. Prandaj kij parasysh se duhet të jesh vetvetja dhe një dozë sinqeriteti gjithmonë të bën për vete. Por gjella me kripë e kripa me karar. Mos e tepro dhe mos u trego kolegëve me shumë seç duhet për veten dhe për jetën tënde private…

2. Ji pozitive dhe e komunikueshme

Askush nuk i do rreth vetes njerëzit negativë e që vetëm dinë të ankohen apo të qahen. Prandaj një mënyrë për të bërë për vete kolegët është të jesh më humor të mirë dhe të ndërtosh me ta urat e komunikimit. Nëse ti je vërtetë pozitive në karakter, kolegët nuk do të të largohen, por pa vonuar shumë do të duan të rrinë me ty.

3. Krijo miq, jo thjesht kolegë brenda mureve të zyrës

Nëse do vërtetë të krijosh marrëdhënie të mira me kolegët, ti ke nevojë edhe për miq , jo thjesht për kolegë, dhe miq ësitë krijohen më mirë jashtë mureve të zyrës. Prandaj ndërrmer iniciativa për të shkrirë akullin dhe ftoji kolegët në ditëlindjen tënde, apo në një drekë ose event së bashku.

4. Ndaj me kolegët “gjëra të shijshme”

Mos ki fare dyshim se gjërat e mira dhe të shijshme kanë ndikim të menjëhershëm. Askush nuk është kundra të provojë biskotat apo kekun që ti e ke pregatitur me duart e tua. Kështu ata do të të komplimentojnë nëse ti vërtetë di të gatush mirë. Nëse nuk ja thua për gatim, atëherë bli disa ëmbëlsira të gatshme dhe ftoji kolegët ti shijoni së bashku me një filxhan kafeje.

5. Bëj komplimente

Komplimentet gjithnjë funksionojnë por ato duhet të jenë sa më të natyrshme dhe të merituara, përkundrazi kanë efekt domino. Komplimento kolegen për fustanin e ri, modelin e ri të flokëve etj, si dhe mos harro të komplimentosh kolegët për arritjet e tyre në fushën profesionale.

6. Ji korrekte dhe e sjellshme

Nëse dëshiron që kolegët të të duan dhe të të respektojnë, atëherë mos harro të jesh korrekte, punktuale dhe e sjellme. Mos shkakto venesa për të tjerët me punën tënde, mos mashtro me afatetet e dorëzimit të punës dhe mos e ngri zërin në situatat e vështira apo kur je me humor të keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat