Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se paguheni pak në punën aktuale!

Life style

Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se paguheni pak në punën aktuale!

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Ndonëse jo çdo situatë është njësoj, ka disa pyetje që duhet t'i drejtoni vetes, kur mendoni se nuk po paguheni mjaftueshëm në punën tuaj:

- Sa "agresiv/e" duhet të jem gjatë bisedës për rishikim page?

- A ka ndonjë përfitim jo-cash që do të ishte më i pranueshëm dhe mbase edhe më i dëshirueshëm? 

- A duhet të kërkoj një punë tjetër?

- Nëse paratë shtesë janë më të rëndësishme se koha e lirë, mos duhet të shoh për një punë të dytë?

Ndonjëherë, ju vendosni të qëndroni në punë, edhe nëse mendoni se punëdhënësi po përfiton nga ju. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ta përmirësoni jetën tuaj. Disa këshilla:

- Mos lejoni që egoja t'ju pengojë.

- Bëni një plan me detaje (të shkruar) dhe analizoni opsionet më të mira për situatën tuaj.

- Sigurohuni që të krahasoni pagën tuaj me atë të punonjësve të tjerë në kompaninë tuaj dhe në kompani të tjera.

- Kur negocioni për rritje page, përgatituni me argumente të fortë dhe shembuj.

Është gjithashtu e rëndësishme të bëni dallimin mes idesë që ju keni se "nuk po paguheni aq sa meritoni" dhe "nëse po paguheni më pak se standardi i industrisë, më pak se kolegët etj". 

Pasi të keni bërë hulumtimet tuaja dhe të keni biseduar me njerëz në industri, është koha të flisni me menaxherin për një rritje. Megjithëse kjo mund të jetë frikësuese, nëse nuk pyesni, përgjigja është gjithsesi jo. Në këtë këndvështrim, s'keni çfarë të humbni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat