Kompania gjobitet me 2,6 milionë funte, deklaroi se rrobat e saj parandalojnë COVID-19

Life style

Kompania gjobitet me 2,6 milionë funte, deklaroi se rrobat e saj parandalojnë COVID-19

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:39
Kompania pohoi se ishte mashtruar nga furnizuesi i saj

Një kompani australiane e veshjeve është gjobitur me 2,6 milionë funte për shkak të deklaratave se rrobat e tyre “eliminuan dhe ndaluan” përhapjen e COVID-19.

"Lorna Jane" ka reklamuar se për prodhimin e rrobave të saj përdoret “një tekonologji e re” e quajtur LJ Shield, për të parandaluar “transferimin e të gjithë patogjenëve”.

Megjithatë, gjykata në vendimin e saj ka thënë se pretendimi i kompanisë ishte "shfrytëzues, grabitqar dhe potencialisht i rrezikshëm".

Lorna Jane ka deklaruar se e pranon vendimin e Gjykatës. Kompania pohoi se ishte mashtruar nga furnizuesi i saj.

"Një furnizues i besuar na shiti një produkt që nuk performoi siç ishte premtuar", ka thënë shefi ekzekutiv i “Lorna Jane” Bill Clarkson.

Veprimi ligjor u ndërmor nga Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) pasi Lorna Jane filloi tregtimin e veshjeve korrikun e kaluar, gjatë pandemisë COVID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat