A duhet t'i tregoni partnerit që jeni të tërhequr edhe nga dikush tjetër?

Life style

A duhet t'i tregoni partnerit që jeni të tërhequr edhe nga dikush tjetër?

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Ka një këshillë që mund t'ju ndihmojë ta zgjidhni këtë dilemë dhe e gjeni aty ku kaloni pjesën më të madhe të kohës: në Tik Tok! 

Tani, platforma shumë funksionale jep edhe këshilla marrëdhëniesh që në një situatë a tjetrën ju hyjnë në punë. Ideja është kjo: Ti je në një lidhje, por papritur e gjen veten e tërhequr nga dikush tjetër. Çfarë duhet bërë? A është mirë t'i tregosh partnerin për ndjesitë e çuditshmë të kohëve të fundit? 

Sigurisht përgjigja e parë dhe ajo më impulsivja është "sigurisht që jo, në asnjë mënyrë!", por prisni. Përmes një videoje në Tik Tok, një trajnere marrëdhëniesh shpjegon pse është mirë që të flasim me partnerët kur diçka e tillë ndodh dhe arsyet për t'i treguar janë më të shumta se për të mos folur. 

Të fshehësh nga partneri yt diçka s'është e shëndetshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për nja rast të tillë: ty të pëlqen dikush tjetër. E mira është të tregoni si ndiheni, pse ndiheni kështu dhe si ta zgjidhni këtë situatë që ju ka bërë kaq të ndjeshëm në këtë moment. Në fillim mund të keni probleme, zënka, inate, por në fund rezultati mund të jetë një lidhje edhe më e shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat