Si ta ndryshoni përqëndrimin tek e tashmja

Life style

Si ta ndryshoni përqëndrimin tek e tashmja

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Në 2010-ën, dy studiues të Harvard zbuluan se njerëzit kalojnë gati gjysmën e ditës, duke menduar për diçka tjetër, veç asaj që po ndodh pikërisht para tyre, në të tashmen.

Sidoqoftë, për këtë ka një zgjidhje të thjeshtë  (edhe pse jo domosdoshmërisht shumë të lehtë): Praktikat e vetëndërgjegjësimit/meditimi mund të forcojnë aftësinë tonë për t’u përqendruar “këtu dhe tani”.

“Mindfulness” është një lloj meditimi me qëllimin për të na bërë 100% të ndërgjegjshëm për atë se çfarë po ndjejmë dhe çfarë po mendojmë. Synimi i saj është pikërisht t’i kushtojë vëmendje të tashmes.

Praktika të tilla janë provuar të kenë shumë benefite për njerëzit. Qëllimi nuk është të “kontrollosh” frymëmarrjen, por ta “vëzhgosh dhe ta mbash vëmendjen tek ajo”.

Kur bëhet fjalë për “meditim”, njerëzit kanë vetëm idenë e të qëndruarit këmbëkryq dhe me sytë e mbyllur, por në fakt ka disa mënyra për të praktikuar “mindfulness”:

- Me një ecje

- Me stretching

- Me detyra/veprime që bëni në përditshmëri: Për shembull, duke i kushtuar vëmendje mënyrës si po lani duart, duke qenë falenderues që keni mundësi të lani duart me ujë etj.

Ideja është se çdo praktikë meditimi ka në fokus të na bëjë të ndihemi mirë, të lirë dhe rehat në vetëdijen tonë emocionale. Prandaj, mos e mendoni si një detyrë të vështirë dhe stoike, por merreni lehtë dhe fillojeni me gjëra të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat