08/08 – Sot, një nga ditët më me fat

Life style

08/08 – Sot, një nga ditët më me fat

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

8 gushti është një ditë e veçantë sepse Dielli lidhet në Luan me yllin Sirius (i njohur si “dielli shpirtëror) për të sjellë shumë energji që aktivizon atë që njihen si hyrje në Portën e Luanit. Kjo portë hapet çdo vit midis 28 korrikut dhe 12 gushtit, por 8 gushti konsiderohet si dita e aktivizimit, kur Dielli dhe Sirius lëvizin më afër Tokës.

Përpos kësaj, Hëna e re ndodh më 8 gusht, pikërisht në shenjën e Luanit që përfaqëson ndër të tjera vetë-shprehjen, krijimin dhe sundon çështjet e zemrës.

Në numerologji, numri 8 është numri i pafundësisë, energjia e fuqizimit. Ai mbështet përpjekjet dhe synimet që shfaqen në botën materiale. Fuqia e tij qëndron në aftësinë për t’u shfaqur në çdo nivel.

Tiparet e Luanit dhe Porta e Luanit

Prania e energjisë së Portës së Luanit përputhet dhe mishëron tiparet e guximit, forcës dhe shprehjes së Luanit dhe përqendrohet te dashuria e pakushtëzuar.

8 gushti hap një dritare të re shpirtërore për të gjithë shenjat e zodiakut, duke u bërë shkaktar për fillime të reja. Duke qenë se po flasim për ditën e tetë të muajit të tetë, do të jeni të mbushur me energji suksesi, prandaj është në të mirën tuaj të vendosni për ca qëllime të qarta.

Çfarë të bëni?

Për fiks 8 minuta meditoni dhe lejoni trurin tuaj të pastrohet nga mendimet negative. E mira është që meditimin ta nisni në orën 8:08 (në mëngjes ose në mbrëmje). Përqendrohuni te suksesi dhe me sytë nga qielli manifestoni fuqinë që gjendet brenda jush. Ëndrrat mund të kthehen në realitet, aq më tepër në një datë si kjo!

Më konkretisht për secilën shenjë:

Dashi: Fëmija brenda jush është një burim i fuqishëm i kreativitetit. Shkruajini vetes një letër. Meditoni.

Demi: Natyra është një forcë e fuqishme për Demin. Kaloni kohë në pyll, në park ose në plazh për një meditim të qetë. Vizualizoni të ardhmen dhe lidhuni me të tashmen.

Binjakët: Vendosja e qëllimeve përmes të shkruarit të tyre është një mënyrë e fuqishme manifestimi. Merrni një copë letër dhe një stilolaps dhe shkruani. Shkruani në vetën e parë çfarë dëshironi. Paloseni letrën dhe flini me të nën jastëk.

Gaforrja: Fjalët janë magji dhe pohimet janë një mënyrë e fuqishme për të përmirësuar financat. Në letër, me një stilolaps të gjelbër, shënoni tetë pohime në vetë të parë. Shkruajini ato 8 herë dhe lexojani vetes çdo mëngjes për 21 ditë.

Luani: Bëni një listë të asaj që ju nevojitet në një marrëdhënie pune ose dashurie. Kur identifikojmë atë që na nevojitet, është më e lehtë ta marrim.

Virgjëresha: Në një poster, vendosni ku doni të shkojë energjia juaj. Vareni në një vend të dukshëm në shtëpi.

Peshorja: Frymëmarrja mund të jetë një mënyrë e fuqishme për ju që të lehtësoni stresin dhe të lidheni sërish me trupin tuaj fizik. Për ta bërë këtë edhe më të fuqishme, filloni të vizualizoni qëllimet që doni të realizoni.

Akrepi: Kjo është një ditë e fuqishme për ju që të lini kufizimet krijuese dhe të bëni diçka jashtë zonës së rehatisë.

Shigjetari: Shigjetari mund të ketë tendencën të mendojë për pamjen e madhe, por të humbasë interesin për detajet. Shkrimi është një mjet i fuqishëm për të identifikuar me saktësi idetë që keni.

Bricjapi: Ju mund të ndiheni shumë të fokusuar te financat. Lironi tensionin e brendshëm përmes lëvizjeve, stretching, ecjes ose yoga.

Ujori: Krijimi i një liste për dashurinë është një mënyrë e fuqishme për të kuptuar se çfarë ju nevojitet në një partneritet. Një qiri, stilolaps dhe letër rozë janë perfektë. Ndizni qirinj dhe meditoni në këtë fushë të jetës.

Peshqit: Meditimi është një mjet i fuqishëm, sepse ju lejon të lidheni përsëri me trupin në nivel emocional. Mund të shkruani në ditar çfarë ju vjen ndërmend. Bëni një listë se çfarë ju pëlqen me jetën tuaj dhe çfarë doni të ndryshoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat