Për këtë arsye nuk duhet të uleni më kurrë mbi shtratin tuaj me rrobat që dilni

Life style

Për këtë arsye nuk duhet të uleni më kurrë mbi shtratin tuaj me rrobat që dilni

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 23:48
Ilustrim

Nëse dikush  ju kërkon të mos uleni në shtratin e tyre – mos u ofendoni! Është më mirë të ndjekësh shembullin e tij/saj . Nëse nuk e keni idenë se çfarë është ‘ngjitur’ pas rrobave tuaja tërë ditën, pasi të lexoni faktet e mëposhtme do e mendoni dy herë para se të rrini në shtëpi me rrobat që keni dalë, e jo më të shtriheni në krevat.

Bakteret mund të ‘jetojnë’ me javë ose madje me  muaj në pëlhurat e rrobave tuaja, kjo sipas Philip Tierno, MD, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e New Jorkut.  Mbajtja e rrobave tuaja me të cilat dilni jashtë, mund ta shndërrojë  shtratin në një burim bakteresh e mikroorganizmash që mund të shkaktojnë infeksione, skuqje, puçrra etj.

Mesatarisht, trupi i njeriut eliminon afro gjysmë milion qeliza të vdekura të lëkurës dhe djersë e cila e përzierë me pluhurat apo agjentët ndotës të ambienti mund të acarojnë lëkurën tuaj. Nëse me këto rroba rrini për orë të tëra e madje edhe shtriheni, shpina apo zona e kraharorit do të mbushet me puçrra.

Vetëm një moment të mendoni se çfarë kanë prekur rrobat e tua dhe mendimi se me to mund të shtriheni, nuk do ju vijë më ndër mend.

Tani mendoni se sa shumë njerëz kanë qenë në ato vende! A do t’i ftonit ata të ulen në shtratin tuaj?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat