“Tradhtova të fejuarën”- 32-vjeçari habit me deklaratën: Më kërkon të përcaktojmë datën e martesës, por…

Life style

“Tradhtova të fejuarën”- 32-vjeçari habit me deklaratën: Më kërkon të përcaktojmë datën e martesës, por…

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 07:59
Ilustrim

Një 32-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” sesi e fejuara prej pesë vitesh, i ka “dalë nga qejfi”. Tashmë ai ka nisur një marrëdhënie të re me një nga punonjëset e tij, e cila është vetëm 22 vjeç.

Por pas tradhtisë, ai është penduar dhe dëshiron të martohet me të fejuarën. Ja rrëfimi i plotë:

“Edhe pse kam qenë i fejuar për dy vite, nuk kisha më tërheqje fizike ndaj ish të dashurës time. Unë jam 34 vjeç dhe kam bashkëjetuar me ish-partneren, që është 32 vjeç, për pesë vite me radhë. Por jeta jonë seksuale pothuajse nuk ekzistonte fare.

Jam përpjekur t’i përmirësoj gjërat, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ajo mendon se jam kthyer në një person romantik, kur në të vërtetë po përpiqem të rindez zjarrin e shuar mes nesh.

E vërteta është që ajo është e ëmbël dhe e sjellshme, por nuk më eksiton. Ajo po përpiqet të përcaktojë një datë për dasmën tonë, por justifikimet për ta shtyrë atë më kanë mbaruar.

Ndërkohë, disa muaj më parë, një vajzë e re u bë pjesë e skuadrës time në punë. Ajo është vetëm 22 vjeç dhe shumë natyrale dhe e ëmbël. Bën edhe shumë shaka. Në fillim ishim vetëm shokë, por pastaj filluam të shkëmbenim shikime flirtuese derisa përfunduam duke bërë seks në zyrën time. Kanë kaluar vetëm dy javë nga kjo ngjarje dhe që nga ai moment, e njëjta gjë është përsëritur disa herë.

E kam gënjyer të fejuarën duke i thënë se do të vonohem për shkak të punës ose sepse do të dal me shokët e mi, por në vend të kësaj shkoja të takoja të dashurën time të re. Ndihem tmerrësisht keq, pasi kam kuptuar se ajo është gjithçka që kam dashur në jetë”.

“Dear deidre” thotë:

“Nëse ndiheni keq për tradhtinë dhe jeni të bindur se e doni ende të fejuarën, atëherë jepini fund kësaj situate. Nuk është e drejtë të vazhdoni ta gënjeni kur thellë brenda vetes thoni që nuk doni të martoheni me të.

Nëse ajo zbulon se e keni tradhtuar, atëherë do të shkatërrohet psikologjikisht. Duhet të tregoheni të sinqertë me të edhe pse do të jetë e vështirë të flisni hapur.

Mos harroni se e dashura juaj e re është vetëm 22 vjeç dhe së shpejti do të kërkojë aventura të reja. Vetëm nëse koha që keni qëndruar me të ju ka treguar se e doni vërtetë njëri-tjetrin, atëherë do të jeni të lumtur. Por fillimisht, duhet të ndaheni nga e fejuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat