Kalon katër orë në ditë në tualet, gruaja nervozohet me burrin

Life style

Kalon katër orë në ditë në tualet, gruaja nervozohet me burrin

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Një grua ka ‘sulmuar’ burrin e saj duke thënë se ai kalon shumë kohë në banjë.

Duke ndarë historinë e saj në mënyrë anonime, gruaja tha se ‘Justin’ shpenzon 45 minuta vetëm për të urinuar, katër deri në pesë herë në ditë, dhe se ajo nuk di më çfarë të bëjë me burrin e saj.

Ajo tha se ishte ‘irrituese’ dhe se durimi i saj tashmë ka humbur pasi ata shkuan në një restorant së bashku. Burri e la gruan e tij për të ngrënë ushqimin e saj vetëm pasi ai kaloi gati një orë në tualet – dhe ajo u acarua aq shumë sa doli dhe e la atë atje.

Duke përdorur Reddit, gruaja tha: “Para se të shkonte, i kujtova butësisht se ishim në një restorant, kështu që ai nuk duhet të kalojë shumë gjatë brenda në tualet. Ai bëri një fytyrë dhe më tha se do të kthehej për një minutë”.

Por ai nuk u kthye për një minutë, dhe pas rreth njëzet minutash gruaja filloi ta thërriste në telefon – dhe madje hyri në banjën e burrave për të parë nëse ishte mirë.

Ai tha se ai do të dilte jashtë për një çast dhe ajo u kthye në tryezë dhe filloi të hajë pa të.

Ajo vazhdoi: “Unë e thirra për herë të fundit pasi mbarova, por ai më mbylli telefonin. Isha shumë e mërzitur, thjesht i kërkova kamerieres të ndante faturën, pagova, lashë një bakshish dhe dola jashtë”.

Gruaja tha se ajo kurrë nuk do të hante jashtë me burrin e saj dhe e ndau historinë në internet ‘si zhgënjim’, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat