Kështu mund ta ftohni një shishe verë shpejtë

Life style

Kështu mund ta ftohni një shishe verë shpejtë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Nëse mysafirët tuaj vijnë te ju për drekë dhe ju keni harruar ta ftohni verën, nuk do të pendoheni për këtë trik.

Mund ta përdorni në çdo rast tjetër dhe për çdo verë.

Gjithçka që ju nevojitet është një peshqir kuzhine. Shtrojeni atë në sipërfaqe dhe mbështilleni verën në një leckë të lagur.

Vendoseni shishen me një leckë në frigorifer për 7 minuta. Vera juaj është e ftohur dhe gati për t’u shërbyer, shkruan Business Insider, i cili gjithashtu kreu këtë eksperiment.

Ju gjithashtu mund ta bëni këtë me letra kuzhine, por një leckë e lagur është provuar të jetë më efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat