Kjo bimë ka efekte magjike për flokët dhe lëkurën

Life style

Kjo bimë ka efekte magjike për flokët dhe lëkurën

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Aloe vera është një bimë që është një emër i njohur kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës dhe flokëve dhe është përdorur për këtë qëllim me shekuj. 

Dermatologë të shumtë besojnë se ka një efekt jashtëzakonisht të mirë në shëndetin e njeriut.

Bima e përmendur mund të qetësojë lëkurën e përflakur dhe për këtë arsye shpesh përdoret për të trajtuar djegiet nga dielli. 

Gjethet e aloe vera janë të pasura me ujë, veçanërisht në shtresën e brendshme dhe për këtë arsye kanë veti hidratuese. 

Sheqernat, të njohur edhe si mukopolisaharide, ndihmojnë në mbajtjen e lagështirës në lëkurë.

Shtë një antiseptik natyral, që do të thotë se ndalon ose ngadalëson rritjen e mikroorganizmave dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve.

 Përdoret në pickimin e insekteve për të zvogëluar ënjtjen, kruajtjen dhe dhimbjen.

 Ajo përmban substancën glucomannan, e cila mund të ndihmojë në shërimin e plagëve dhe djegieve, duke rritur prodhimin e kolagjenit.

 Hulumtimet kanë treguar se aloe vera në kombinim me tretinoin është jashtëzakonisht efektive në qetësimin e lezioneve të shkaktuara nga aknet. 

Largon skuqjen në fytyrë dhe i jep shkëlqim lëkurës.

Aloe vera zbut lëkurën e irrituar nga zbokthi, heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe kështu ndalon kruajtjen e pakëndshme. 

Përbërësit aktivë të aloe vera kontribuojnë në rinovimin e qelizave, të cilat ushqejnë dhe forcojnë fijet e flokëve.

Vitamina B12 dhe acidi folik përmbahen në shampon aloe vera.

 Të dy këta përbërës parandalojnë humbjen e flokëve. 

Heq dhjamin shtesë dhe mbetjet nga produktet e tjera të flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat