Pushimet e para në çift: Çfarë ndodh dhe çfarë duhet të keni parasysh

Life style

Pushimet e para në çift: Çfarë ndodh dhe çfarë duhet të keni parasysh

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

S'keni shumë që jeni lidhur dhe erdhi momenti i pushimeve të para! Sa emocionuese, kjo aventurë është sfidë më vete. Gjatë atyre ditëve ka gjasa të mësoni shumë për njeri-tjetrin, por siç mund ta keni dëgjuar "bashkëjetesa" vjen me surpriza.  Do të njihni zakone të reja të cilat më përpara nuk i kishit vënë re, vese që as nuk e dinit që i kishin, etj, etj.

 Duke filluar që nga diskutimet fillestare, për të vendosur se ku do t'i kaloni pushimet. Pasi të arrini në një vendim të përbashkët,do t'ju duket sikur gjithçka u zgjidh, por faktikisht ai është vetëm fillimi.

Pavarësisht atyre që keni planifikuar, do të kuptoni se shumica e aktiviteteve në listën tuaj nuk do të bëhen sipas programit tuaj. Njëri nga ju do të dojë gjithë kohën të bëjë foto, ndërsa tjetri parapëlqen t'i mbajë kujtimet në kujtesë dhe as nuk merr mundimin të bëj foto për Instagram.

Ditët e para iu duket sikur harroni gjithçka dhe çdo gjë, por pak më vonë do t'i riktheheni bisedave të zakonshme rreth problemeve tuaja. Po kur njëri nga të dy rri shumë në diell dhe digjet? Po nëse helmohet nga ushqimi? Epo, këto janë rreziqe që duhet t'i merrni përsipër edhe pse do të thonë që do të harxhoni një natë apo dy duke u kujdesur për të.

Mundet edhe të mërziteni, por kjo vjen më tepër nga temperaturat e larta, kështu që mos krijoni direkt idenë se mërziteni duke ndenjur me partnerin tuaj. Nëse kjo mërzitje shkaktohet realisht nga partneri, do të ishte më mirë t'i përfundonit si pushimet bashkë me idhjen tuaj. Do të njihni shumë gjëra të reja tek njëri-tjetri, të cilat nuk i kishit vënë re më përpara pasi nuk kishit provuar të rrinit vetëm bashkë për një kohë të gjatë. Kjo gjë mund t'iu ndihmojë t'i rregulloni këto zakone, ose të kuptoni që thjesht nuk mund t'i duroni dot, pavarësisht ndjenjave që keni.

Sidoqoftë, pjesa më e mirë e të bërit pushime në çift, nuk janë realisht pushimet që bëni. Është kthimi në shtëpi me kujtime të reja, me një person që e njihni më mirë se më përpara dhe të kuptoni se doni realisht të rrini me të. Kështu që, nëse rezultati pas pushimeve tuaja është ky, atëherë ia vlen të bëni disa "sakrifica" gjatë pushimeve tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat