Kur duhet të mos dilni më me të tjerë dhe të jeni vetëm për njëri-tjetrin?

Life style

Kur duhet të mos dilni më me të tjerë dhe të jeni vetëm për njëri-tjetrin?

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 01:04
Foto ilustrim

Njohjet gjatë vitit të fundit kanë qenë pak të vështira. Në vitin 2021 nuk ka rregulla për "dating" dhe gjëja më e mirë është të ndiqni intuitën, por kur duhet të ndaloni së bëri takime me më shumë se një person? Nëse keni gjetur dikë që ju pëlqen vërtet, kur duhet t'i "largoni" të tjerët?

Eksperti i takimeve/njohjeve online, Benjamin Daly, thotë se për sa kohë që jeni të sigurt, është mirë të dilni me disa njerëz në të njëjtën kohë. Ai e krahason me gjetjen e një pune, duke thënë se "ju shihni çfarë ka në dispozicion, derisa të gjeni përfundimisht diçka për të cilën ia vlen të angazhohesh".

“Cikli i takimeve nga përputhja deri te biseda në takimin e parë dhe madje edhe në takimin e dytë mund të zgjasë deri në një muaj. Nëse e kuptoni në takimin e dytë që nuk përputheni, keni investuar shumë kohë dhe do t'ju duhet të filloni nga e para."

Edhe psikologu i sjelljes, Jo Hemmings, pajtohet me Benjamin por për një arsye tjetër. Ai e sheh jo vetëm si një mundësi për të njohur dikë, por edhe si një mënyrë të mirë për të mësuar më shumë për veten, dëshirat dhe nevojat tona.

Sidoqoftë, jo të gjithë janë pro "takimeve që bëhen njëkohësisht me persona të ndryshëm". Ekspertja e seksit dhe marrëdhënieve, për shembull, Gillian Myhill, beson se "nëse jeni duke e ndarë kohën mes disa njerëzve, mund të jetë e vështirë të kuptosh kush është i duhuri".

Kur është koha e duhur për të qenë ekskluzivë?

Ndërsa dy partnerë bëhen më "seriozë" me njëri-tjetrin, duhet të bëhet një bisedë për të kuptuar se të dy partnerët bien dakord për llojin e marëdhënies që kërkojnë nga njëri-tjetri. Kjo ndodh zakonisht brenda 3 muajve. Nëse keni dalë me dikë për 3 muaj, zakonisht e keni kuptuar se e pëlqeni, por sidoqoftë, mund të lindin probleme, prandaj komunikimi është i nevojshëm për të ditur se të dy po "ecni" në të njëjtin drejtim.

Nga ana tjetër, ndonëse 3 muaj mund të jenë mjaftueshëm për dikë, për të kuptuar (mos)pëlqimin, dikujt tjetër mund t'i duhet më shumë kohë dhe kjo është totalisht në rregull. Nuk ka rregulla të prera kur bëhet fjalë për ndjesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat