Gjërat që askush nuk i tregon për modelet e Victoria Secret

Life style

Gjërat që askush nuk i tregon për modelet e Victoria Secret

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 16:48
Modelet e Victoria Secret

Modelet praktikohen shumë me takat që të mos rrezikojnë të rrëzohen. Sapo ato zbulojnë se cilat këpucë do të veshin gjatë shfaqjes, vajzat bëjnë shumë ecje gjatë provave. Në këtë mënyrë ato ndihen komode gjatë parakalimit të tyre në sfilatë, me këpucët që janë duke sfiluar.

Në varësi të veshjes së tyre, disa nga vajzat veshin poshtë të brendshmeve edhe një palë tanga ngjyrë mishi, sepse kjo ndihmon në çdo rast potencial që mund të tejkalohet ekspozimi trupit.

Ka disa mbushje të posaçme për reçipetat që çdo vajzë mund t’i përdorë nëse dëshiron. Ato jo domosdoshmërisht duhet t’i vendosin, por pse jo fundja? Pak mbushje nuk dëmton njeri.

Stilistët përdorin lidhjen e dyfishtë në modën e tyre, në mënyrë që vajzave t’ju rrijë çdo gjë në vendin e duhur. Ju nuk do të shihni ndonjë reçipetë ose mbathje që t’ju bjerë sepse kjo mund të shkaktojë rrëshqitje të çfarëdolloji në pasarelë.

Veshjet shqyhen ose grisen ndërkohë që modelet janë duke u munduar t’i veshin në prapaskenë. Keshtu që rrobaqepëset janë aty për t’i qepur sërish ashtu siç ishin.

Modelet qëndrojnë në karriget e make up-it dhe të flokëve për orë të tëra, përpara shfaqjes. Teksa modelet zgjohen të mrekullueshme nga gjumi, shumë nga mundimi i tyre shkon për të bërë flokët dhe make up-in që të jetë i vlefshëm për “Victoria Secret”. Në fakt janë 32 artistë të make-up, 32 stilistë flokësh dhe gjashtë manikyristë për duart. Atyre ju duhet të përdorin 60 mjete për flokët dhe 40 kuti llak flokësh që të ndihmojnë të 47 vajzat të jenë gati për sfilatën.

Image

Shumica prej tyre vendosin flokë fallco në mënyrë që floku t’iu ngjajë më i trashë.

Modeleve u duken supet të nxira sepse ato lyhen me make-up të posaçëm për trupin përpara se të vishen për sfilatën. Në vend që të lyhen me solucione vetënxirëse një ose dy ditë përpara shafqjes, secila nga vajzat vendos pak më shumë make-up trupi në mënyrë që të duken perfekte dhe pa asnjë difekt.

Veshja në tërësi është një eksperiencë e vështirë. Në prapaskenë një skuadër e tërë është përgjegjëse për të veshur dhe zhveshur modelet nga të brendshmet dhe nga krahët që ‘Victoria Secret’ përdor nëpër sfilata. Vajzat në kuptimin e plotë të fjalës qëndrojnë në këmbë derisa ju heqin të gjitha gjërat dhe pastaj rradha vazhdon me atë që do të vishet, duke vënë krahët në filim fare. Pra ka një procedurë që nuk mund ta besh vetëm, pa ndihmën e skuadrës.

Shumica e modeleve shkojnë në palestër të stërviten dy herë në ditë, duke filluar një ose dy javë përpara shfaqjes. Ky është një dedikim i vërtetë, por nuk kanë faj, sepse çdokush do të bënte të njëjtën gjë nëse do t’i duhej të ishte gjysmë e zhveshur në televizion.

Modelet ushqehen! Ka një shërbim për mëngjesin, drekën dhe darkën që iu dërgohet aty ku ndodhen modelet. Pra ato hanë gjatë ditës që kanë shfaqjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat