Shmangni qumështin, nëse nuk doni akne

Life style

Shmangni qumështin, nëse nuk doni akne

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Dr. Sandra Lee ka treguar se ushqimimet me yndyrna nuk kanë aspak ndikim në sasinë e vajit në lëkurën tuaj.

“Një dietë e pasur është thelbësore për shëndetin tonë, por nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë midis ushqimeve që hani dhe që kanë ndikim në lëkurë. Megjithatë, ekziston një përjashtim.

Një përjashtim shumë i madh në të vërtetë. Qumështi. Jo çdo lloj produkti i qumështit dhe jo vazhdimisht. Por produktet e qumështit, që janë të pasura me hormone, të cilat mund të gjenden në qumështin e lopës dhe tek djathi”, shprehet ajo për Metro.

E pyetur për çokollatën, Sandra tregoi se mund të ketë ndikim në krijimin e akneve, pasi ka përbërje qumështi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat