Dikush të kërkon numrin apo Instagramin, si ta refuzosh

Life style

Dikush të kërkon numrin apo Instagramin, si ta refuzosh

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:07
Ilustrim

Të gjithë kemi hasur dikë që këmbëngul në mënyrë të bezdisshme dhe ndonjëherë edhe të frikshme. Nga ana tjetër, janë edhe njerëzit që e kanë problem të thonë "jo" sepse nuk duan të duken si "të këqijntë", apo të lëndojnë dikë tjetër. Sidoqoftë, ndonjëherë refuzimi është i nevojshëm. Ja disa mënyra që duhet të keni parasysh:

1. Qasja direkte: "Faleminderit, por nuk jam e interesuar!"

2. Është thjesht moment i keq: "Faleminderit. Shumë e sjellshme nga ana jote, por nuk jam në gjendjen më të mirë për të dalë tani, kështu që më duhet të them jo."

3. Metoda "nuk i flas më të huajve": "Më vjen keq, por kam patur eksperienca të pakëndshme, prandaj nuk ia jap numrin njeriut të parë që ma kërkon."

4. Ofro një alternativë: "E di çfarë? Unë nuk e jap më numrin tim në fakt, por ti mund të më japësh tëndin."

5. Mbajeni tonin të shkujdesur, spontan: "Hm, jo, rrofsh gjithsesi."

6. Zgjidh një alternativë tjetër: Nëse, për shembull, të kërkojnë numrin, jepu Instagramin. Nëse nuk preferon asnjërën, atëherë mos jep as emrin e Instagramit.

7. Bëje të qartë që nuk je e interesuar për më shumë: "Nuk po kërkoj njohje, por ndoshta flasim ndonjëherë si miq."

8. Thuaji që ke një partner: "Faleminderit që pyete, por kam dikë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat