Mësuesja seksi! Heq dorë nga karriera për tu bërë modele pornografie: Fitoj 12 herë më shumë se burri! Ai ma sugjeroi

Life style

Mësuesja seksi! Heq dorë nga karriera për tu bërë modele pornografie: Fitoj 12 herë më shumë se burri! Ai ma sugjeroi

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 21:11
Courtney Tillia

Një 34-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka hequr dorë nga profesioni i saj si mësuese për tu bërë modele pornografie pasi ishte në gjendje të vështirë financiare dhe ndihej e pavlerësuar.

Dhe tani, me karrierën si modele, ajo fiton 12 herë më shumë të ardhura se bashkëshorti i saj.

Në një intervistë për The Sun, Courtney Tillia tha: “Punoja si mësuese prej 6 vitesh, kur fillova të përballesha me probleme financiare. Isha në një vend të errët, isha aq i dëshpëruar dhe po largohesha nga gjithçka që doja, burri im, fëmijët dhe jeta që po përpiqesha të krijoja”.

Ndërsa shtoi: “Ndihesha e mjeruar dhe burri im më pyeti se çfarë dëshiroja të bëja sepse isha e pakënaqur me atë që po bëja, kështu që nisa të stërvitesha në palestër”.

Pasi nisi të punojë si trajnere fitnessi, bashkëshorti i sugjeroi të punonte si modele në “Only Fans”.

“Ishte diçka që gjithmonë dëshiroja ta bëja, por mendoja se nuk isha e aftë ta bëja. Ai më mësoi si të pozoja. Më bënte foto në garazh, banjo dhe pjesë të tjerë të shtëpisë, e më pas i postonte në Instagram. Ka qenë gjithmonë një person kur mund të shprehesha lirshëm”, tregoi ajo.

Courtney dhe Nick, të cilët kanë qenë të martuar për më shumë se tetë vjet, tani do transmetojnë një shfaqje televizive ku do flitet për jetën e tyre.

Nga martesa e tyre shumë e lumtur, Courtney dhe Nick kanë dy djem: një 9-vjeçar dhe një 8-vjeçar, identitetin e të cilëve nuk e zbuloi.

Ndërsa bashkëshorti i modeles ka edhe dy vajza nga një lidhje e mëparshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat