Singapori për herë të parë pas koronavirusit me “ëmbëlsi”, hapet Muzeu i Akullores

Life style

Singapori për herë të parë pas koronavirusit me “ëmbëlsi”, hapet Muzeu i Akullores

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Për herë të parë në Singapor është hapur një muze, tërësisht ndryshe nga ata që keni parë.

Kjo pasi në Singapor u hap Muzeu i Akullores, i cili po tërheq shumë vizitor me pamjen e tij aq të ëmbël.

Edhe më shumë po i shtohet hijeshia pasi është hapur menjëherë pas lehtësimit të masave të vendosura për parandalimin e COVID-19, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.

Vizitorëve të këtij muzeu u duhet që paraprakisht të rezervojnë hyrjen për të parandaluar grumbullimin e shumë njerëzve për tu futur brenda “fantazisë së ëmbël” që ky muze ofron.

Madje,edhe dhomat kanë emra të çokollatave të ndryshme, ndërsa vizitorët janë ndarë të mahnitur gjatë vizitës së muzeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat