Hobi sekret i Kate Middleton tani më në modë se kurrë

Life style

Hobi sekret i Kate Middleton tani më në modë se kurrë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:42
Kate Middleton

Kate Middleton është e njohur për kreativitetin dhe shpirtin artistik.

Ajo në fakt është fotografja eksperte e familjes mbretërore dhe veçanërisht e fëmijëve të saj. Por nuk mbaron me kaq, pasi jo rrallë herë ka treguar se edhe aftësitë në pikturë i ka goxha të mira dhe pasioni për natyrën vetëm shtohet, pasi ajo mund të dekorojë ambjente të jashtme në formën më të mirë të mundshme.

Por Kate ka edhe një tjetër hobi, që është thurja. Që prej kohës kur sportisti i njohur anglez u pa në Lojërat Olimpike me penj në duar duke thurur, të gjithë po e bëjnë. Ama Kate e ka nisur shumë herët.

Në 2013-ën ajo u shpreh në një intervistë se nuk është mjaft e mirë në thurje, por po mëson. Ndërsa vitin që shkoi, dukesha pranoi se ka dashur t’i thurë një bluzë George kur ishte shtatzënë, por nuk ja doli mirë, ndaj e la fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat