Disa gjëra të thjeshta fare, por që tregojnë se ai ju pëlqen!

Life style

Disa gjëra të thjeshta fare, por që tregojnë se ai ju pëlqen!

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Të kuptosh nëse dikush të ka qejf apo jo mund të jetë konfuze, por disa shenja, veçanërisht të mbledhura bashkë mund t'ju ndihmojnë. 

1. Bën shpesh kontakt me sy me ty ose t'i ngul sytë (jo në mënyrën e frikshme) gjatë një bisede.

2. Bën pyetje të thella për jetën, të ardhmen, dashurinë etj.

3. Nuk e ka problem të jetë vulnerabël përballë teje dhe të shprehet ashtu siç ai e ndjen.

4. Del shpesh edhe me miqtë e tu dhe madje bëni një grup të lezetshëm me të cilin kaloni mirë.

5. Respekton kufijtë e tua.

6. Të kërkon këshilla dhe kërkon shpesh mendimin tënd.

7. Ai, ndoshta pa vetëdije, pasqyron ngjyrën tënde të trupit: Vini re nëse imiton gjestet apo mënyrën e të folurit. 

8. Kërkon të të shohë dhe të takoheni.

9. Të fton në evente familjare dhe/ose sociale.

10. Mban mend detaje të vogla që i ke thënë për veten.

11. Të inkurajon të bësh atë gjënë që ke dashur gjithnjë ta bësh.

12. Është i gatshëm të planifikojë pushimet me ty.

13. Nuk thotë kurrë se "po kaloni *shumë* kohë bashkë".

14. Nuk e ka problem t'ju shkruajë më shumë se një herë një mesazh, edhe nëse ju e keni vonuar përgjigjen.

15. Është i gatshëm të flejë në shtëpinë tënde apo anasjelltas.

16. Të thotë fjalë si: "Më mungon", "Më ka marrë malli".

17. Dëshiron që ti të takosh miqtë e tij.

18. Nuk e sheh thuajse fare telefonin e tij kur jeni bashkë.

19. Do të të tregojë gjërat që atij i pëlqejnë vërtet shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat