Çfarë është karma?

Life style

Çfarë është karma?

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Fjala karma është me origjinë sanskrite dhe do të thotë veprim

Është ekuivalente me ligjin e Njutonit, i cili thotë “çdo veprim duhet të ketë reagim”.

Kur mendojmë, flasim apo veprojmë, ne iniciojmë forcën e cila do të ketë reagim përkatës. Kjo forcë reaguese mund të jetë e modifikuar, e ndryshuar apo e penguar, por shumica e njerëzve nuk janë në gjendje ta neutralizojnë.

Ky ligj i shkakut dhe i efektit nuk është ndëshkim, por është për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

Një person nuk mund t’u shpëtojë pasojave të veprimeve të tij, por ai do t’u nënshtrohet atyre vetëm kur kushtet për vuajtjet e tij të piqen plotësisht.

Karma – peshoret e padukshme të jetës…

Injorimi i këtij ligji nuk sjell ndonjë përfitim. Për të ndaluar frikën dhe për të filluar të kuptoni botën e karmës dhe rimishërimit, gjithashtu duhet të dini disa rregulla karmike.

Në thelb, shpjegimi i shkurtër i Karma-s është të merrni gjithçka që keni dhënë, qoftë ajo e mirë apo e keqe.

Për ta bërë këtë siç duhet, ndoshta fillimisht duhet të njiheni me ligjet e saj.

1. Ligji “i madh”

Çdo gjë që i dërgojmë universit, kthehet pas tek ne, në një mënyrë ose tjetër.

Mos u ndjej më në siklet para pushimeve, elemino celulitin në vetëm 10 ditë.mjekesia.com

2. Ligji i krijimit

Jeta nuk ndodh krejt nga hiçi, duhet t’i bësh gjërat të ndodhin.

3. Ligji i përulësisë

Njeriu duhet t’i pranojë gjërat si janë, vetëm kështu mund t’i ndryshojë ato.

4. Ligji i rritjes

Kur ndryshojmë veten, edhe jeta jonë ndjek rrjedhën e nisur dhe ndryshon gjithashtu.

5. Ligji i përgjegjësisë

Ne duhet të jemi përgjegjës për çfarë ndodh dhe kemi në jetën tonë.

6. Ligji i lidhjeve

E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë dhe do të jetë gjithmonë të lidhura.

7. Ligji i fokusimit

Ne s’mund të mendojmë për 2 gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë.

8. Ligji i bujarisë dhe mirësjelljes

Sjellja jonë duhet të kombinohet me mendimet dhe veprimet tona.

9. Ligji i “këtu dhe si”

Ne s’mund të jemi prezent askund nëse vazhdojmë të shohim pas.

10. Ligji i ndryshimit

Historia përsërit veten derisa të mësojmë prej saj dhe të ndryshojmë rrugën tonë, nëse duam ta bëjmë.

11. Ligji i durimit dhe shpërblimit

Shpërblimet më të mëdha kërkojnë durim dhe sakrifica.

12. Ligji i frymëzimit dhe domethënies

Shpërblimet s’janë gjë tjetër veçse rezultat i energjisë dhe përpjekjeve që ne bëjmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat