Trendi i ri: Hijet në ngjyrë shampanje

Life style

Trendi i ri: Hijet në ngjyrë shampanje

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:35
Gigi Hadid

Në vend të trendit klasik "smokey eyes" dhe grimit të errët, tash në trend janë hijet me ngjyrë shampanje, e "ambasadoret" kryesore të këtij stilit, natyrisht se janë bukuroshet më të famshme në botë.

Pos kësaj, kjo është zgjidhje e duhur për grimin gjatë ditëve të festave, të cilat tashmë i kemi në prag.

Duke filluar nga Rihanna e deri te Gigi Hadid, të gjitha këto bukuroshe, kohëve të fundit sytë i grimojnë me përzierjen e nuancës së artë dhe rozë.

Pos se duket hatashëm dhe shumë elegante, një kombinim si ky i ngjyrave bën që sytë të duken më të pushuar, e u shkon për shtati të gjitha ngjyrave të syve, sidomos syve me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër. Shikoni se si bukuroshet e famshme e mbajnë këtë trend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat